Home
Dhjata e Re
2Korintasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13


1 Korintasve

7
1
Tani, pėr sa mė keni shkruar, ėshtė mirė pėr burrin tė mos prekė grua.
2 Por, meqė ka kaq shumė imoralitet, secili tė ketė gruan e vet dhe secila grua tė ketė burrin e vet.
3 Burri te kryejė detyrėn e vet ndaj gruas e po ashtu edhe gruaja ndaj burrit.
4 Nuk e urdhėron gruaja trupin e vet, por burri; po ashtu nuk e urdhėron burri trupin e vet, por gruaja.
5 Mos iu shmangni njėri-tjetrit, veēse kur keni rėnė nė njė mendje pėr njėfarė kohe, qė t’i pėrkushtoheni lutjes. Pastaj bashkohuni pėrsėri, qė tė mos ju tundojė Satani pėr shkak tė mospėrmbajtjes suaj.
6 Por kėtė e them si lėshim, jo si urdhėr.
7 Do tė doja qė tė gjithė njerėzit tė ishin si vetja ime. Por secili ka dhuntinė e vet nga Perėndia, njėri ka kėtė dhunti dhe tjetri ka njė tjetėr.
8 U them tė pamartuarve dhe vejushave, qė mirė ėshtė pėr ta tė mbeten siē jam unė.
9 Por nėse nuk e pėrmbajnė dot veten, le tė martohen, sepse mė mirė ėshtė tė martohesh sesa tė digjesh pėrbrenda.
10 Por tė martuarve u bėj thirrje, jo unė, por Zoti, qė gruaja tė mos ndahet nga burri;
11 (po u nda, le tė mbetet e pamartuar, pėrndryshe tė pajtohet me tė shoqin) dhe burri tė mos e lėrė gruan e vet.
12 Por tė tjerėve u them, unė dhe jo Zoti, qė nėse ndonjė nga vėllezėrit nuk e ka gruan besimtare dhe ajo pranon tė jetojė me tė, tė mos e lėrė.
13 Gruaja, qė nuk e ka burrin besimtar, kur ky pranon tė banojė me tė, tė mos e lėrė burrin.
14 Sepse burri qė nuk ėshtė besimtar, shenjtėrohet nėpėrmjet gruas sė vet dhe gruaja qė nuk ėshtė besimtare, shenjtėrohet nėpėrmjet burrit; pėrndryshe fėmijėt tuaj nuk do tė ishin tė pastėr, por tani janė tė shenjtė.
15 Megjithatė, nėse jobesimtari kėrkon tė ndahet, le tė ndahet. Vėllai ose motra nuk janė tė lidhur nė raste tė kėtilla; Perėndia ju ka thirrur tė jetoni nė paqe.
16 Sepse ku e di ti, o grua, a do ta shpėtosh burrin tėnd? Ku e di ti, o burrė, a do ta shpėtosh gruan tėnde?
17 Por secili, siē ia ka caktuar Zoti dhe siē e ka thirrur Perėndia, ashtu le tė ecė nė jetė. Dhe ky ėshtė urdhri qė u jap tė gjitha kishave.
18 A u thirr dikush kur ishte rrethprerė? Le tė mbetet i rrethprerė. A u thirr dikush kur nuk ishte rrethprerė? Tė mos bėhet i rrethprerė.
19 Rrethprerja nuk ėshtė asgjė dhe parrethprerja nuk ėshtė asgjė, por ajo qė ka rėndėsi, ėshtė tė mbash urdhėrimet e Perėndisė.
20 Secili tė mbetet nė atė gjendje nė tė cilėn ishte kur e thirri Perėndia.
21 U thirre kur ishe skllav? Mos e prish gjakun pėr kėtė; por po tė kesh mundėsi tė fitosh lirinė, mė mirė shfrytėzoje kėtė.
22 Sepse ai qė u thirr nė Zotin kur ishte skllav, ėshtė i liruar i Zotit; po ashtu, ai qė u thirr kur ishte i lirė, ėshtė skllav i Krishtit.
23 Ju jeni blerė me njė ēmim; mos u bėni skllevėr tė njerėzve.
24 Le tė mbetet, o vėllezėr, secili me Perėndinė nė atė gjendje nė tė cilėn ėshtė thirrur.
25 Dhe sa pėr ato qė janė tė virgjra, nuk kam urdhėr nga Zoti, por njė mendim e jap si njė njeri qė ka fituar mėshirėn e Zotit pėr tė qenė besnik.
26 Pėr shkak tė kohės sė vėshtirė tani, mendoj se mė mirė ėshtė pėr njeriun tė mbetet ashtu siē ėshtė.
27 Je i lidhur me ndonjė grua? Mos kėrko tė lirohesh. A je i pamartuar? Mos kėrko grua.
28 Por, po tė martohesh, nuk ke mėkatuar; po tė martohet vajza e re, nuk ka mėkatuar. Por njerėz tė kėtillė do tė pėrjetojnė mundim nė mish dhe unė do tė doja t’ju kursej.
29 Dua tė them kėtė, o vėllezėr, qė koha ėshtė e shkurtėr. Qė sot e tutje edhe ata qė kanė gra, tė jetojnė sikur tė mos kishin;
30 ata qė qajnė, sikur tė mos qanin; ata qė gėzojnė, sikur tė mos gėzonin; ata qė blejnė, sikur tė mos e kishin pronė tė vetėn,
31 dhe ata qė e gėzojnė kėtė botė, sikur tė mos e gėzonin; sepse kjo botė, nė formėn qė ka tani, po kalon.
32 Dua qė ju tė mos shqetėsoheni. I pamartuari pėrkujdeset pėr gjėrat e Zotit, se si tė kėnaqė Zotin,
33 ndėrsa i martuari pėrkujdeset pėr gjėrat e botės, se si tė kėnaqė gruan
34 dhe i ka interesat tė ndara. Gruaja e pamartuar ose virgjėresha pėrkujdeset pėr gjėrat e Zotit, qė tė jetė e shenjtė si nė trup edhe nė frymė; por ajo qė ėshtė e martuar, pėrkujdeset pėr gjėrat e botės, se si tė kėnaqė burrin.
35 Kėtė jua them pėr tė mirėn tuaj, jo qė t’ju vė kufizime, por qė tė silleni nė mėnyrė tė hijshme dhe ta pėrqendroni vėmendjen te Zoti.
36 Nėse dikush mendon se nuk po sillet hijshėm me vajzėn e virgjėr me tė cilėn ka tė bėjė dhe po tė jetė se asaj po i kalon lulja e rinisė dhe ai mendon tė martohet, atėherė le tė bėjė atė qė dėshiron; ai nuk bėn mėkat. Le tė martohen.
37 Por ai qė qėndron pa u tundur nė zemrėn e vet, qė nuk e detyron gjė, por ka forcė mbi vullnetin e vet, dhe e ka vendosur nė zemrėn e vet, qė ta ruajė vajzėn e vet tė virgjėr, mirė do tė bėjė.
38 Kėshtu qė, ai qė e marton vajzėn e vet tė virgjėr
mirė bėn, dhe ai qė nuk e marton, do tė bėjė edhe mė mirė.
39 Gruaja ėshtė e lidhur pėr aq kohė sa i rron i shoqi, por po t’i vdesė burri, ajo ėshtė e lirė tė martohet me atė qė dėshiron, me kusht qė tė jetė nė Zotin.
40 Por, sipas mendimit tim, ajo ėshtė mė e lumtur po tė mbetet ashtu siē ėshtė; mendoj se edhe unė kam Frymėn e Perėndisė.