Home
Dhjata e Re
2Korintasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13


1 Korintasve

6
1
A ka ndonjė prej jush qė, kur ka njė mosmarrėveshje kundėr njė tjetri, merr guximin ta ēojė ēėshtjen pėr t’u gjykuar para tė padrejtėve dhe jo pėrpara shenjtėrve?
2 A nuk e dini se shenjtėrit do ta gjykojnė botėn? Nėse bota do tė gjykohet prej jush, si nuk qenkeni tė zotė pėr tė gjykuar gjėrat mė tė vogla?
3 A nuk e dini se do tė gjykojmė
engjėjt? Aq mė tepėr gjėrat e jetės sė pėrditshme!
4 Pra, kur keni gjyqe pėr ēėshtje tė jetės sė pėrditshme, ju a vini gjykatės njerėz pa shumė autoritet nė kishė?
5 E them pėr turpin tuaj. Si vallė nuk u gjendka asnjė i menēur midis jush qė tė mund tė sheshojė mosmarrėveshjet midis vėllezėrve?
6 Pėrkundrazi vėllai hedh nė gjyq vėllanė, dhe kėtė e bėn pėrpara atyre qė nuk besojnė!
7 Megjithatė, fakti qė hidhni nė gjyq njėri-tjetrin ėshtė tashmė humbje pėr ju. Pėrse nuk lejoni mė mirė t’ju bėjnė padrejtėsi? Pėrse nuk lejoni mė mirė qė t’ju mashtrojnė?
8 Pėrkundrazi, ju vetė bėni padrejtėsi dhe mashtroni, dhe kėtė ua bėni vėllezėrve tuaj.
9 Apo nuk e dini qė tė padrejtėt nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė? Mos u gėnjeni: as tė pėrdalėt, as idhujtarėt, as shkelėsit e kurorės, as burrat si femra, as ata qė shkojnė me burra,
10 as vjedhėsit, as tė babėziturit, as pijanecėt, as pėrgojuesit, as grabitqarėt nuk do ta trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė.
11 Tė tillė ishin disa prej jush. Por ju u latė, u shenjtėruat, u shfajėsuat nė emrin e Zotit Jezus Krisht dhe nė Frymėn e Perėndisė sonė.
12 Tė gjitha mė lejohen, por jo tė gjitha janė tė dobishme. Tė gjitha mė lejohen, por unė nuk do ta lė veten tė sundohem nga hiēi.
13 Ushqimi ėshtė pėr barkun dhe barku ėshtė pėr ushqimin; por Perėndia do t’i shkatėrrojė tė dyja. Trupi nuk ėshtė pėr imoralitet, por pėr Zotin dhe Zoti pėr trupin.
14 Perėndia e ngjalli edhe Zotin prej tė vdekurve dhe do tė na ngjallė edhe ne nėpėrmjet fuqisė sė Vet.
15 A nuk e dini se trupat tuaj janė gjymtyrė tė Krishtit? A t’i marr pra, gjymtyrėt e Krishtit dhe t’i bashkoj me ato tė njė femre tė pėrdalė? Larg qoftė!
16 Apo nuk e dini se ai qė bashkohet me femrėn e pėrdalė ėshtė njė trup me tė? Sepse Ai thotė: "Tė dy do tė bėhen njė mish."
17 Por ai qė bashkohet me Zotin, ėshtė njė frymė me Tė.
18 Largohuni nga imoraliteti. Ēdo mėkat tjetėr qė bėn njeriu, ėshtė jashtė trupit, por ai qė kryen veprime tė pėrdala, mėkaton kundėr trupit tė vet.
19 Apo nuk e dini se trupi juaj ėshtė tempull i Frymės sė Shenjtė qė ėshtė brenda jush, tė cilin ju e keni prej Perėndisė dhe qė nuk i pėrkisni vetvetes?
20 Sepse ju jeni blerė me njė ēmim; jepini pra, lavdi Perėndisė me trupin tuaj.