Home
Dhjata e Re
2Korintasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13


1 Korintasve

5
1
Gjithandej flitet pėr imoralitet midis jush, njė imoralitet tė tillė qė nuk ėshtė parė as ndėr paganėt, deri atje sa dikush mban gruan e babait tė tij.
2 Dhe ju krekoseni! A nuk do tė ishte mė mirė tė vajtonit, qė tė shporret prej jush ai qė e ka kryer njė gjė tė tillė.
3 Sepse unė, qė vėrtet nuk jam aty me trup, por jam me frymė, e kam gjykuar atė qė veproi nė atė mėnyrė, sikur tė isha i pranishėm aty.
4 Kur tė mblidheni nė emrin e Zotit tonė Jezus, ju bashkė me mua me frymė dhe me fuqinė e Zotit tonė Jezus,
5 dorėzojani kėtė njeri Satanit qė t’i shkatėrrohet mishi dhe t’i shpėtojė fryma nė ditėn e Zotit.
6 Mburrja juaj nuk ėshtė e mirė. A nuk e dini se pak maja e mbrun tėrė brumin?
7 Pastrohuni nga majaja e vjetėr, qė tė bėheni brumė i ri, siē jeni nė tė vėrtetė. Sepse edhe Krishti, Pashka jonė, u flijua pėr ne.
8 Prandaj le tė festojmė jo me majanė e vjetėr, as me majanė e sė keqes dhe tė sė ligės, por me bukėn e ndorme tė sinqeritetit dhe tė sė vėrtetės.
9 Ju shkrova nė letrėn time qė tė mos pėrziheni me njerėzit e pėrdalė.
10 Nuk e kisha kurrsesi fjalėn pėr tė pėrdalėt e kėsaj bote, pėr tė babėziturit dhe mashtruesit, apo pėr idhujtarėt; sepse atėherė duhet tė iknit nga bota.
11 Por tani, ju shkrova qė tė mos pėrziheni me kėdo qė e quan veten vėlla, por qė ėshtė i pėrdalė, ose lakmitar, ose idhujtar, ose shpifės, ose pijanec, ose mashtrues. Madje as tė mos hani me njė tė kėtillė.
12 Sepse ē’punė kam unė tė gjykoj ata qė janė jashtė kishės? A nuk i gjykoni ju ata qė janė brenda?
13 Por ata qė janė jashtė, i gjykon Perėndia. Shporreni tė ligun nga vetja juaj.