Home
Dhjata e Re
1Korintasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16

1 Korintasve

16
1
Pėrsa i pėrket grumbullimit ndihmave pėr shenjtėrit, veproni edhe ju siē i kam porositur kishat e Galacisė.
2 Tė parėn ditė tė ēdo jave, secili prej jush tė vėrė diēka mėnjanė dhe ta kursejė, sipas tė ardhurave, qė kur tė vij unė, tė mos bėhen mbledhje ndihmash.
3 Pastaj, kur tė vij, atyre qė do tė miratoni ju, do t’u jap letra rekomandimi dhe do t’i dėrgoj qė tė ēojnė dhuratėn tuaj nė Jeruzalem,
4 dhe po ta shoh tė arsyeshme qė tė shkoj edhe unė, ata do tė nisen bashkė me mua.
5 Do tė vij te ju kur tė kaloj nga Maqedonia, sepse mė bie rruga nėpėr Maqedoni.
6 Ndoshta mund tė qėndroj me ju, ose edhe mund tė kaloj dimrin, qė ju tė mė nxirrni njeri pėr tė mė pėrcjellė kudo qė shkoj.
7 Sepse nuk dua t’ju shoh tani kalimthi; shpresoj tė qėndroj me ju pėr njėfarė kohe, nė dashtė Zoti.
8 Por do tė qėndroj nė Efes deri nė Rrėshajėt,
9 sepse mė ėshtė hapur njė derė e madhe pėr punė tė frytshme, megjithėse kundėrshtarė ka shumė.
10 Po tė vijė Timoteu, kujdesuni qė tė qėndrojė me ju pa druajtje, sepse ai, ashtu si unė, bėn punėn e Zotit.
11 Prandaj, askush tė mos e pėrēmojė. Por pėrcilleni nė paqe, qė tė kthehet tek unė; po e pres bashkė me vėllezėrit.
12 Sa pėr Apolonin, vėllanė tonė, iu luta shumė qė tė vinte te ju me vėllezėrit. Nuk kishte fare dėshirė tė vinte tani, por do tė vijė kur t’i dalė rasti.
13 Hapni sytė, qėndroni tė patundur nė besim, silluni si burra, bėhuni tė fortė.
14 Gjithēka qė bėni, ta bėni me dashuri.
15 Ju e dini shtėpinė e Stefanait, qė ėshtė fryti i parė i Akaisė dhe e dini qė ata ia kanė kushtuar veten shėrbesės sė shenjtėrve. Po ju lutem, o vėllezėr
16 qė edhe ju tė viheni nė shėrbim tė njerėzve tė kėtillė dhe tė kujtdo qė ndihmon dhe mundohet.
17 Gėzohem pėr ardhjen e Stefanait, tė Fortunatit dhe tė Akaikut, sepse ata plotėsuan atė qė ju mungonte juve.
18 Sepse ata na qetėsuan shpirtin tim dhe tuajin. Prandaj t’ua dini pėr nder njerėzve tė kėtillė.
19 Ju pėrshėndesin kishat e Azisė. Akuila dhe Priska ju pėrshėndesin pėrzemėrsisht nė Zotin, bashkė me kishėn qė mblidhet nė shtėpinė e tyre.
20 Tė gjithė vėllezėrit ju pėrshėndesin. Pėrshėndetni njėri-tjetrin me njė puthje tė shenjtė.
21 Kėtė pėrshėndetje e shkrova me dorėn time unė, Pali.
22 Nėse ndokush nuk e do Zotin, i mallkuar qoftė. Marana tha!
23 Hiri i Zotit Jezus qoftė me ju.

24 Dashuria ime nė Krishtin Jezus qoftė me ju tė gjithė.