Home
Dhjata e Re
1Korintasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16

1 Korintasve

15
1
Tani, vėllezėr, po ju njoh me ungjillin qė ju kam predikuar, tė cilin gjithashtu e keni marrė dhe nė tė cilin po qėndroni.
2 Nėpėrmjet po kėtij ungjilli ju shpėtoheni, nėse i pėrmbaheni fjalės qė ju kam predikuar. Pėrndryshe keni besuar mė kot.
3 Sepse sė pari e kam pėrēuar te ju atė qė mora: Krishti vdiq pėr mėkatet tona sipas Shkrimeve,
4 Ai u varros, u ngjall ditėn e tretė sipas Shkrimeve,
5 dhe iu shfaq Kefės, e pastaj tė dymbėdhjetėve.
6 Pastaj Ai iu shfaq mė shumė se pesėqind vėllezėrve njėherėsh, pjesa mė e madhe e tė cilėve janė edhe sot, por disa kanė vdekur.
7 Pas kėsaj Ai iu shfaq Jakobit, dhe pastaj tė gjithė apostujve;
8 dhe nė fund nga tė gjithė, m’u shfaq edhe mua, si njė qė ka lindur para kohe.
9 Sepse unė jam mė i vogli i apostujve dhe nuk jam i denjė tė quhem apostull, sepse kam pėrndjekur kishėn e Perėndisė.
10 Por, me hirin e Perėndisė, jam ai qė jam dhe hiri i Tij pėr mua nuk shkoi kot; madje jam munduar mė shumė se ata tė gjithė, megjithatė jo unė, por hiri i Perėndisė qė ishte me mua.
11 Pra, si unė ashtu edhe ata kėshtu predikojmė dhe ju kėshtu besuat.
12 Tani, po tė predikohet qė Krishti u ngjall prej tė vdekurve, atėherė si thonė disa midis jush se nuk ka ngjallje tė tė vdekurve?
13 Por, po tė mos ketė ngjallje tė tė vdekurve, atėherė as Krishti nuk ėshtė ngjallur.
14 Dhe po tė mos jetė ngjallur Krishti, atėherė predikimi ynė ėshtė i kotė dhe po ashtu i kotė ėshtė edhe besimi juaj.
15 Pėrveē kėsaj, ne dalim edhe dėshmitarė tė rremė tė Perėndisė, sepse kemi dėshmuar pėr Perėndinė se Ai e ngjalli Jezusin. Por del qė Ai nuk e ka ngjallur, nėse tė vdekurit vėrtet nuk ngjallen.
16 Sepse, nėse tė vdekurit nuk ngjallen, as Krishti nuk ėshtė ngjallur
17 dhe po tė mos jetė ngjallur Krishti, besimi juaj ėshtė i kotė; ju jeni ende nė mėkatet tuaja.
18 Kėshtu, edhe ata qė kanė vdekur nė Krishtin, janė tė humbur.
19 Pastaj nė qoftė se kemi shpresuar nė Krishtin vetėm nė kėtė jetė, jemi pėr t’u mėshiruar mė shumė nga tė gjithė njerėzit.
20 Por tani Krishti ėshtė ngjallur nga tė vdekurit, fryti i parė i atyre qė kanė vdekur.
21 Sepse, meqė vdekja erdhi pėr shkak tė njė njeriu, edhe ngjallja e tė vdekurve vjen nėpėrmjet njė njeriu.
22 Sepse, ashtu si tė gjithė vdesin nė Adamin, po kėshtu tė gjithė do tė marrin jetė nė Krishtin.
23 Por, secili sipas radhės sė vet: Krishti, fryti i parė, pastaj, kur Ai tė vijė, ata qė i pėrkasin Krishtit.
24 Pastaj vjen fundi, kur Ai do t’ia dorėzojė mbretėrinė Perėndisė dhe Atit, pasi t’i ketė dhėnė fund ēdo sundimi, ēdo pushteti dhe ēdo fuqie.
25 Sepse Ai duhet tė mbretėrojė, derisa t’i ketė vėnė tė gjithė armiqtė nėn kėmbėt e Veta.
26 Armiku i fundit qė do tė asgjėsohet, ėshtė vdekja.
27 Sepse, gjithēka e nėnshtroi nėn kėmbėt e Veta. Por kur thotė: "Gjithēka i nėnshtrohet Atij", ėshtė e qartė se kėtu nuk hyn Perėndia, i cili bėri qė gjithēka t’i nėnshtrohet Krishtit.
28 Dhe kur gjithēka t’i jetė nėnshtruar Atij, atėherė edhe Vetė Biri do t’i nėnshtrohet Perėndisė, qė bėri gjithēka t’i nėnshtrohet Atij, qė Perėndia tė jetė gjithēka nė gjithēka.
29 Pėrndryshe, ēfarė do tė bėjnė ata qė pagėzohen pėr tė vdekurit? Nėse tė vdekurit nuk ngjallen dot, pėrse atėherė pagėzohen pėr ta?
30 Pėrse rrezikojmė veten edhe ne nė ēdo orė?
31 Unė vdes ēdo ditė, dhe kjo ėshtė e vėrtetė, o vėllezėr, siē ėshtė edhe krenaria qė kam pėr ju, tė cilėn e kam nė Krishtin Jezus Zotin tonė.
32 Nėse u pėrlesha me bishat e egra nė Efes thjesht si njeri, ku qėndron dobia? Nėse tė vdekurit nuk ngjallen, le tė hamė e tė pimė, sepse nesėr do tė vdesim.
33 Mos u mashtroni: "Shoqėritė e kėqija i prishin zakonet e mira."
34 Ejani nė vete e silluni siē duhet. Mos mėkatoni; sepse disa nuk e njohin Perėndinė, dhe kėtė e them pėr turpin tuaj.
35 Por dikush do tė thotė: "Si ngjallen tė vdekurit? Me ēfarė trupi vijnė ata?"
36 I marrė! Ajo qė ti mbjell, nuk del nė jetė po tė mos vdesė mė parė.
37 Kur mbjell, ti nuk mbjell trupin qė do tė bėhet, por njė kokėrr tė zhveshur, qoftė kokėrr gruri ose diēkaje tjetėr.
38 Por Perėndia i jep trup siē do Ai, dhe secilės farė i jep trupin e vet.
39 Jo ēdo mish ėshtė i tė njėjtit lloj, por tjetėr ėshtė mishi i njerėzve, tjetėr mishi i kafshėve, tjetėr mishi i zogjve dhe tjetėr ai i peshqve.
40 Ka trupa qiellorė dhe trupa tokėsorė, por tjetėr ėshtė lavdia e qiellorėve dhe tjetėr ajo e tokėsorėve.
41 Tjetėr ėshtė lavdia e diellit, tjetėr lavdia e hėnės dhe tjetėr ėshtė lavdia e yjeve; sepse ndryshon ylli nga ylli nė lavdi.
42 Kėshtu ndodh edhe me ngjalljen e tė vdekurve. Trupi qė mbillet i kalbshėm, ngrihet i pakalbshėm;
43 mbillet i ēnderuar, ngrihet me lavdi; mbillet i dobėt, ngrihet me fuqi;
44 mbillet trup lėndor, ngrihet trup shpirtėror. Nėse ka trup lėndor, ka edhe shpirtėror.
45 Kėshtu ėshtė shkruar: "Njeriu i parė, Adami, u bė njė shpirt qė jeton." Adami i fundit u bė njė frymė qė jep jetė.
46 Megjithatė, e para nuk ėshtė ajo qė ėshtė e frymės, por ajo e lėndės, pastaj vjen ajo e frymės.
47 Njeriu i parė ėshtė prej dheu, tokėsor; njeriu i dytė vjen prej qiellit.
48 Siē ishte njeriu i dheut, po ashtu janė edhe ata tė dheut dhe siē ėshtė njeriu i qiellit, po ashtu janė edhe ata tė qiellit.
49 Ashtu siē kemi mbajtur shėmbėllimin e njeriut tė dheut, po ashtu do tė mbajmė edhe shėmbėllimin e atij tė qiellit.
50 Kėtė po them, vėllezėr, se mishi dhe gjaku nuk mund tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė; as e kalbshmja nuk trashėgon tė pakalbshmen.
51 Ja, po ju them njė mister: nuk do tė biem nė gjumė tė gjithė, por tė gjithė do tė shndėrrohemi
52 nė njė ēast, sa hap e mbyll sytė, nė borinė e fundit. Sepse boria do tė bjerė, tė vdekurit do tė ngjallen tė pakalbshėm dhe ne do tė shndėrrohemi.
53 Sepse ky trup qė ėshtė i kalbshėm, duhet tė vishet me atė qė ėshtė e pakalbshme dhe ky trup i vdekshėm, duhet tė vishet me pavdekėsinė.
54 Pastaj kur ky trup qė ėshtė i kalbshėm, do tė vishet me atė qė ėshtė e pakalbshme dhe ky qė ėshtė i vdekshėm, do tė vishet me pavdekėsinė, atėherė do tė pėrmbushet thėnia qė ėshtė shkruar: "Vdekja u pėrpi nė fitore."
55 "Ku ėshtė, o vdekje, fitorja jote? Ku e ke, o vdekje, thumbin tėnd?"
56 Thumbi i vdekjes ėshtė mėkati dhe fuqia e mėkatit ėshtė ligji.
57 I qofshim falė Perėndisė, qė na jep fitoren nėpėrmjet Zotit tonė Jezus Krishtit.
58 Prandaj, vėllezėrit e mi tė dashur, tė jeni tė fortė, tė patundur, gjithmonė duke ia pėrkushtuar veten plotėsisht veprės sė Zotit, sepse e dini se mundi juaj nė Zotin nuk ėshtė i kotė.