Home
Dhjata e Re
1Korintasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16

1 Korintasve

14
1
Ndiqni rrugėn e dashurisė dhe kėrkoni me zell dhuntitė e Frymės, por mbi tė gjitha atė tė profetizimit.
2 Sepse ai qė flet me dhuntinė e gjuhės, nuk u flet njerėzve, por Perėndisė; dhe vėrtet askush nuk e kupton; ai flet gjėra tė mistershme me frymėn e vet.
3 Por ai qė profetizon, u flet njerėzve si tė ndėrtohen, si tė marrin zemėr dhe si tė ngushėllohen.
4 Ai qė flet me dhuntinė e gjuhės, ndėrton veten e vet, por ai qė profetizon, ndėrton kishėn.
5 Dėshiroj qė ju tė gjithė tė flisni me dhuntinė e gjuhės, por mė tepėr parapėlqej qė tė keni dhuntinė e profecisė; ai qė profetizon, ėshtė mė i madh se ai qė flet nė gjuhė, vetėm nėse ky ėshtė nė gjendje tė interpretojė, qė tė ēojė nė ndėrtimin e kishės.
6 Por tani, vėllezėr, po tė vij te ju duke folur me dhuntinė e gjuhės, ē’dobi do t’ju sjell, nėse nuk ju flas me anė tė zbulesės, tė diturisė, tė profecisė, a tė mėsimit?
7 Kėshtu ndodh edhe me gjėrat pa jetė qė lėshojnė tinguj, si fyelli ose harpa, po tė mos bėjnė dallim nė tone, si do tė merret vesh ajo qė po luhet nė fyell, ose nė harpė?
8 Sepse po tė mos japė tingull tė qartė boria, kush do tė bėhet gati pėr luftė?
9 Kėshtu edhe ju, po tė mos nxirrni nėpėrmjet gjuhės fjalė tė qarta, si do tė merret vesh ajo qė flisni? Pėrndryshe do tė flisni nė erė.
10 Kushedi sa shumė lloje gjuhėsh ka nė botė, megjithatė asnjė nuk ėshtė pa kuptim.
11 Por, po tė mos di kuptimin e gjuhės, do tė jem i huaj pėr atė qė flet, dhe ai qė flet do tė jetė i huaj pėr mua.
12 Kėshtu edhe ju, meqė keni zell pėr dhuntitė shpirtėrore, pėrpiquni t’i keni me tepri dhuntitė pėr ndėrtimin e kishės.
13 Prandaj kushdo, qė flet me dhuntinė e gjuhės, tė lutet qė tė jetė nė gjendje t’i interpretojė ato qė thotė.
14 Sepse po tė lutem me dhuntinė e gjuhės, fryma ime lutet, por mendja ime mbetet pa fryt.
15 Ē’tė bėj atėherė? Do tė lutem me frymė, por do tė lutem edhe me mendje; do tė psal me frymė, por do tė psal edhe me mendje.
16 Sepse po tė bekosh me frymė, si do tė thotė "Amen" pėr falėnderimin tėnd ai i pamėsuari qė rri e dėgjon, kur nuk merr vesh ēfarė po i thua?
17 Sepse vėrtet ti mund tė bėsh njė falėnderim tė mirė, por tjetri nuk ndėrtohet.
18 Falėnderoj Perėndinė, qė flas nė gjuhė mė shumė se tė gjithė ju.
19 Por nė kishė dua mė mirė tė flas pesė fjalė tė menēura, qė t’i mėsoj edhe tė tjerėt, sesa dhjetė mijė fjalė nė njė gjuhė tė panjohur.
20 Vėllezėr, mos u bėni ēiliminj nė mendime; megjithatė pėr sa i takon sė keqes, bėhuni foshnja, por nė mendime bėhuni tė pjekur.
21 Nė Ligj ėshtė shkruar se: "Me njerėz qė flasin gjuhė tė huaja dhe nėpėrmjet buzėve tė tė huajve, do t’i flas kėtij populli, por as kėshtu nuk do tė mė dėgjojnė", thotė Zoti.
22 Kėshtu gjuhėt janė njė shenjė jo pėr ata qė besojnė, por pėr ata qė nuk besojnė, ndėrsa profecia jo pėr ata qė nuk besojnė, por pėr ata qė besojnė.
23 Nėse mblidhet kisha dhe tė gjithė fillojnė tė flasin nė gjuhė tė panjohura dhe aty hyjnė njerėz tė pamėsuar dhe jobesimtarė, a nuk do tė thoshin vallė se jeni tė ēmendur?
24 Por kur tė gjithė profetizojnė dhe aty hyn njė jobesimtar ose i pamėsuar, ai bindet pėr mėkatet e tij prej gjithēkaje qė dėgjon dhe tė gjitha kėto e vėnė para pėrgjegjėsisė,
25 dhe tė fshehtat e zemrės sė tij zbulohen. Kėshtu ai do tė bjerė
me fytyrė pėrdhe dhe do tė adhurojė Perėndinė, duke shpallur se Perėndia ėshtė vėrtet midis jush.
26 Ē’tė themi atėherė, o vėllezėr? Kur mblidheni, secili mund tė ketė njė psalm, njė mėsim, njė zbulesė, njė gjuhė tjetėr, dhunti pėr tė interpretuar gjuhėt. Le tė bėhet gjithēka pėr tė ndėrtuar kishėn.
27 Nėse flitet nė gjuhė tė tjera, le tė flasin dy ose tė shumtėn tre veta, dhe njėri pas tjetrit, ku dikush tė interpretojė;
28 por po tė mos ketė interpretues, le tė heshtė folėsi dhe t’i flasė vetes sė vet dhe Perėndisė.
29 Le tė flasin dy ose tre profetė dhe tė tjerėt tė gjykojnė.
30 Por, po t’i vijė njė zbulesė atij tjetrit qė rri ulur, i pari le tė heshtė.
31 Sepse tė gjithė mund tė profetizoni njė nga njė, qė tė gjithė tė mėsojnė dhe tė gjithė tė marrin zemėr.
32 Frymėt e profetėve duhet t’u nėnshtrohen profetėve;
33 sepse Perėndia nuk ėshtė Perėndi i ngatėrresės, por i paqes. Si nė tė gjitha kishat e shenjtėrve,
34 gratė duhet tė heshtin nė kisha, sepse atyre nuk u lejohet tė flasin, por duhet tė nėnshtrohen ashtu siē e thotė edhe Ligji.
35 Kur ato duan tė mėsojnė ndonjė gjė, le tė pyesin burrat e vet nė shtėpi, sepse ėshtė e pahijshme pėr njė grua tė flasė nė kishė.
36 A ka dalė fjala e Perėndisė prej jush? Apo ka arritur vetėm te ju?
37 Nėse ndokush mendon se ėshtė profet ose njeri i pajisur me dhuntitė shpirtėrore, le ta marrė vesh se ato qė po ju shkruaj janė porosi tė Zotit.
38 Por nėse dikush nuk e pėrfill kėtė, ai nuk do tė pėrfillet.
39 Prandaj, vėllezėrit e mi, tė pėrpiqeni me zell pėr dhuntinė e profecisė dhe mos i ndaloni njerėzit tė flasin nė gjuhė tė tjera.
40 Gjithēka tė bėhet nė mėnyrė tė hijshme dhe sipas rregullit.