4
1
Ju zotėrinj, u siguroni drejtėsi dhe barazi shėrbėtorėve tuaj, duke
ditur qė edhe ju keni njė Zot nė qiell.
2 Ti pėrkushtoheni lutjes, duke qenė syēelė nė
tė dhe mirėnjohės.
3 Nė tė njėjtėn kohė lutuni edhe pėr ne, qė
Perėndia tė na hapė njė derė pėr fjalėn, qė tė shpallim
misterin e Krishtit, pėr tė cilin gjendem i burgosur.
4 Lutuni qė ta paraqes atė qartė ashtu siē duhet
ta predikoj.
5 Silluni me menēuri ndaj atyre qė janė jashtė,
duke shfrytėzuar ēdo rast.
6 Fjala juaj tė jetė gjithmonė plot hir, e
rregulluar me kripė, qė tė dini si duhet ti pėrgjigjeni
gjithėsecilit.
7 Pėr sa mė takon mua, tė gjitha do tjua bėjė
tė njohura Tikiku, vėllai i dashur, shėrbyesi besnik dhe
bashkėshėrbėtori nė Zotin,
8 tė cilin jua kam dėrguar pikėrisht pėr kėtė,
qė ti dini rrethanat tona dhe qė tju japė zemėr.
9 Ai po vjen bashkė me Onesimin, vėllanė besnik dhe
tė dashur, i cili ėshtė nga tuajt. Ata do tju njoftojnė pėr tė
gjitha punėt e kėtushme.
10 Ju pėrshėndet Aristarku, i burgosur bashkė me
mua, dhe Marku, kushėriri i Barnabės (pėr tė cilin keni marrė
porosi; po tė vijė tek ju, mirėpriteni),
11 si edhe Jezusi, qė quhet Just. Kėta janė tė
vetmit nga rrethprerja qė mė ndihmuan pėr mbretėrinė e Perėndisė,
dhe qė kanė qenė ngushėllim pėr mua.
12 Ju pėrshėndet Epafra, qė ėshtė nga tuajt,
shėrbėtor i Krishtit [Jezus], qė mundohet gjithmonė pėr ju nė
lutjet e veta, qė ju tė qėndroni tė pėrkryer dhe plotėsisht tė
bindur ndaj gjithė vullnetit tė Perėndisė.
13 Po dėshmoj pėr tė se ai po mundohet shumė pėr
ju, pėr ata nė Laodiki dhe pėr ata nė Hierapolis.
14 Ju pėrshėndet Lluka, mjeku i dashur, si edhe
Dema.
15 Pėrshėndetini vėllezėrit qė janė nė Laodiki,
Nimfėn si edhe kishėn qė mblidhet nė shtėpinė e saj.
16 Dhe kur tė lexohet kjo letėr midis jush,
kujdesuni qė tė lexohet edhe nė kishėn e laodikianėve. Edhe ju po
ashtu ta lexoni letrėn nga Laodikia.
17 I thoni Arkipit: "Shiko qė ta plotėsosh
shėrbesėn qė ke marrė nė Zotin."
18 Pėrshėndetja u shkrua me dorėn time, tė
Palit. Kujtoni burgimin tim. Hiri qoftė me ju.
|