3
1
Pra, nėse jeni ngjallur bashkė me Krishtin, kėrkoni gjėrat lart, aty
ku ėshtė Krishti, i ulur nė tė djathtėn e Perėndisė.
2 Mendoni pėr gjėrat lart, jo pėr gjėrat mbi
tokė.
3 Sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj tani ėshtė
fshehur bashkė me Krishtin te Perėndia.
4 Kur tė shfaqet Krishti, qė ėshtė jeta juaj,
atėherė edhe ju do tė shfaqeni bashkė me Tė nė lavdi.
5 Prandaj bėjini tė vdekura gjymtyrėt tuaja qė
janė mbi tokė: imoralitetin, ndyrėsinė, pasionin, dėshirėn e keqe
dhe lakminė, qė ėshtė idhujtari.
6 Tė gjitha kėto gjėra sjellin zemėrimin e
Perėndisė (mbi bijtė e mosbindjes).
7 Edhe ju dikur kėshtu jetonit, tė zhytur nė kėto
vese.
8 Por tani edhe ju lėrini mėnjanė tė gjitha kėto,
zemėrimin, mėrinė, ligėsinė, sharjen, fjalėt e ndyra nga goja
juaj.
9 Mos gėnjeni njėri-tjetrin, sepse ju keni zhveshur
njeriun e vjetėr bashkė me veprimet e tij
10 dhe keni veshur tė riun qė ripėrtėrihet me njė
njohje tė vėrtetė sipas shėmbėllesės sė Atij qė e krijoi atė,
11 ku nuk ka as grek as jude, as tė rrethprerė as
tė parrethprerė, barbar, skit, skllav ose tė lirė, por Krishti
ėshtė gjithēka e nė tė gjithė.
12 Vishuni pra, si tė zgjedhur tė Perėndisė, tė
shenjtė dhe tė dashur, me zemėrdhembshuri, me mirėsi, pėrvujtėri,
butėsi, zemėrgjerėsi dhe durim,
13 duke e duruar dhe duke e falur njėri-tjetrin, nė
paēi ndonjė ankesė kundėr njėri-tjetrit. Siē ju fali Zoti, ashtu
tė bėni edhe ju.
14 Pastaj mbi tė gjitha kėto, vishuni me dashurinė
qė i bashkon ato nė njė lidhje tė pėrsosur.
15 Le tė sundojė paqja e Krishtit nė zemrat tuaja,
pėr tė cilėn edhe u thirrėt nė njė trup; tė jeni mirėnjohės.
16 Le tė banojė begatshėm fjala e Krishtit midis
jush, duke e mėsuar dhe kėshilluar me ēdo menēuri njėri-tjetrin,
duke i kėnduar Perėndisė me psalme, himne dhe kėngė tė
pėrshpirtshme me mirėnjohje nė zemrat
tuaja.
17 Ēfarėdo qė tė bėni, me fjalė ose me vepra,
bėjeni nė emėr tė Zotit Jezus, duke e falėnderuar nėpėrmjet Tij
Perėndinė Atė.
18 Gra, ti nėnshtroheni burrave tuaj, siē ka hije
nė Zotin.
19 Burra, duajini gratė tuaja dhe mos jini tė
vrazhdė ndaj tyre.
20 Fėmijė, bindjuni prindėrve tuaj nė gjithēka,
sepse kjo i pėlqen Zotit.
21 Etėr, mos i acaroni fėmijėt tuaj, qė tė mos u
ligėshtohet zemra.
22 Shėrbėtorė, bindjuni nė gjithēka zotėrinjve
tuaj sipas mishit, jo me shėrbime sa pėr tu dukur, si ata qė
kėnaqin njerėzit, por me thjeshtėsinė e zemrės, duke pasur frikė
Zotin.
23 Ēfarėdo qė tė bėni, ta kryeni me gjithė
zemėr, si pėr Zotin dhe jo pėr njerėzit,
24 duke e ditur se nga Zoti do tė merrni shpėrblimin
e trashėgimisė. Ėshtė Zoti Krisht Ai tė cilit po i shėrbeni.
25 Sepse ai qė bėn paudhėsira, do tė vuajė
pasojat e paudhėsive qė ka bėrė pavarėsisht se kush ėshtė.
|