5
1
Dėgjoni tani pra, ju o pasanikė, qani e vajtoni me kujė pėr mjerimet
qė po ju vijnė.
2 Pasuria juaj ėshtė kalbur dhe rrobat tuaja i ka
ngrėnė mola.
3 Arin dhe argjendin tuaj e ka zėnė ndryshku dhe ky
ndryshk do tė jetė dėshmi kundėr jush dhe do tju hajė mishin si
zjarri. Keni mbledhur thesare nė ditėt e fundit.
4 Ja, paga qė u keni mbajtur argatėve qė ju korrėn
arat, po thėrret dhe klithmat e atyre qė korrėn, kanė arritur nė
veshėt e Zotit tė Ushtrive.
5 Keni bėrė njė jetė mbi tokė plot luks dhe me
qejfe tė shfrenuara. Jeni majmur si kafshėt pėr ditėn e therjes.
6 Keni dėnuar dhe vrarė njerėz tė drejtė, qė nuk
ju kundėrshtonin.
7 Kini durim pra, o vėllezėr, deri nė ardhjen e
Zotit. Ja, bujku e pret me durim frytin e ēmuar tė tokės, derisa tė
vijnė shirat e vjeshtės dhe tė pranverės.
8 Edhe ju kini durim. Mbahuni fort, sepse ardhja e
Zotit ėshtė afėr.
9 Mos u ankoni, vėllezėr, kundėr njėri-tjetrit,
qė tė mos gjykoheni. Ja, Gjykatėsi po qėndron te dera.
10 Si shembull tė vuajtjes dhe tė durimit, o
vėllezėr, merrni profetėt, qė folėn nė emėr tė Zotit.
11 Vėrtet, tė bekuar i quajmė ata qė u treguan tė
durueshėm. E keni dėgjuar durimin e Jobit dhe e keni parė
pėrfundimin qė solli Zoti; Zoti ėshtė shumė i dhembshur dhe i
mėshirshėm.
12 Por mbi tė gjitha, vėllezėrit e mi, mos bėni
be, as pėr qiellin as pėr tokėn, as pėr ndonjė gjė tjetėr. Le tė
jetė Poja juaj Po, dhe Joja Jo, qė tė mos bini nė gjykim.
13 A ka ndonjė midis jush qė vuan? Le tė lutet. A
ka ndonjė qė ndihet i lumtur? Le tė kėndojė lavde.
14 A ka ndonjė midis jush tė sėmurė? Le ti
thėrresė pleqtė e kishės qė tė luten mbi tė, duke e lyer me vaj
nė emėr tė Zotit.
15 Lutja qė bėhet nė besim do ta shpėtojė
atė qė ėshtė i sėmurė dhe Zoti do ta ngrejė dhe, po tė ketė
bėrė mėkate, ato do ti falen.
16 Prandaj, rrėfejani mėkatet njėri-tjetrit dhe
lutuni pėr njėri-tjetrin, qė tė shėroheni. Lutja e tė drejtit
vepron fuqishėm kur del nga zemra.
17 Elia ishte njeri me natyrė tė ngjashme si tonėn.
Ai u lut shumė qė tė mos binte shi dhe ashtu ndodhi. Nuk ra
shi pėr tre vjet e gjashtė muaj.
18 U lut pėrsėri; qielli dha shiun dhe toka prodhoi
frytin e vet.
19 Vėllezėrit e mi, po tė largohet ndonjėri nga ju
prej sė vėrtetės dhe dikush e kthen atė,
20 le ta dijė se ai qė e kthen mėkatarin nga rruga
e gabuar, do tia shpėtojė shpirtin nga vdekja dhe do ti falen
njė mori mėkatesh.
|