Home
Dhjata e Re
Jakobi


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5


Jakobi

2
1
Vėllezėrit e mi, si besimtarė nė Zotin tonė tė lavdishėm Jezus Krisht, mos i mbani anėn njeriu.
2 Sepse po tė hyjė dikush nė mbledhjen tuaj me unazė ari dhe i veshur me petka tė ndritshme dhe aty vjen edhe njė i varfėr me rroba tėrė zhul,
3 dhe ju i kushtoni vėmendje atij qė ka veshur petka tė ndritshme, duke i thėnė: "Ti ulu kėtu nė vendin e mirė" dhe tė varfrit i thoni: "Ti qėndro atje", ose "Ulu pranė stolit tė kėmbeve tė mia,"
4 a nuk keni bėrė dallim mes jush, duke u bėrė gjykatės me mendime tė liga?
5 Dėgjoni, vėllezėrit e mi tė dashur. A nuk i zgjodhi Perėndia tė varfrit e kėsaj bote qė tė jenė tė pasur nė besim dhe trashėgimtarė tė mbretėrisė qė Ai ua premtoi atyre qė e duan?
6 Por ju e keni fyer tė varfrin. A nuk janė tė pasurit ata qė ju shtypin? A nuk janė ata vetė qė ju tėrheqin zvarrė nėpėr gjyqe?
7 A nuk e shajnė ata emrin e mirė, tė cilit ju i pėrkisni?
8 Nėse e zbatoni vėrtet ligjin mbretėror sipas Shkrimit: "Do ta duash tė afėrmin si veten", atėherė mirė veproni.
9 Por nėse i mbani anėn njeriu, bėni mėkat dhe dėnoheni nga ligji si shkelės tė tij.
10 Sepse, kushdo qė i pėrmbahet tėrė ligjit, por gabon nė njė pikė, ai ėshtė bėrė fajtor pėr tė gjitha.
11 Sepse Ai qė tha: "Mos shkel kurorėn", ka thėnė edhe: "Mos vra". Nėse nuk shkel kurorėn, por vret, je bėrė shkelės i ligjit.
12 Kėshtu flisni dhe kėshtu veproni, si ata qė do tė gjykohen nga ligji i lirisė.
13 Sepse gjykimi do tė jetė i pamėshirshėm ndaj atij qė nuk ka treguar mėshirė. Mėshira ngadhėnjen mbi gjykimin.
14 Ē’dobi ka, o vėllėzėrit e mi, nėse dikush e pohon besimin e vet, por nuk ka vepra? A mund ta shpėtojė atė besimi?
15 Nėse njė vėlla ose motėr nuk ka ē’tė veshė e i mungon ushqimi i pėrditshėm,
16 dhe njėri nga ju u thotė: "Shkoni nė paqe, ngrohuni dhe nginjuni", por nuk u jepni ato qė u duhen pėr trupin, ē’dobi ka?
17 Po kėshtu edhe besimi, po tė mos ketė vepra, ėshtė i vdekur nė vetvete.
18 Por dikush do tė thotė: "Ti ke besim dhe unė kam vepra. Ma trego besimin tėnd pa veprat dhe unė do tė tė tregoj besimin tim nėpėrmjet veprave tė mia."
19 Ti beson se ka njė Perėndi. Mirė bėn. Edhe demonėt besojnė dhe dridhen.
20 A do qė ta dish, o njeri i marrė, se besimi pa veprat ėshtė i vdekur?
21 A nuk u shfajėsua Abrahami, ati ynė, me anė tė veprave, kur ofroi pėr flijim nė altar Isakun, birin e vet?

22 Ti e sheh qė besimi vepronte me veprat dhe besimi u bė i pėrsosur prej veprave.
23 U pėrmbush Shkrimi qė thotė: "Abrahami i besoi Perėndisė dhe kjo atij iu llogarit si drejtėsi" dhe u quajt mik i Perėndisė.
24 E shikoni se njeriu shfajėsohet nga veprat dhe jo vetėm nga besimi.
25 Po kėshtu, a nuk u shfajėsua edhe Rahaba, gruaja e pėrdalė, me anė tė veprave, kur i pranoi lajmėtarėt dhe i nisi nė njė drejtim tjetėr?
26 Sepse ashtu si trupi ėshtė i vdekur pa frymėn, po ashtu edhe besimi pa vepra ėshtė i vdekur.