1
1
Jakobi, shėrbėtor i Perėndisė dhe i Zotit Jezus Krisht,
dymbėdhjetė fiseve tė shpėrndara nėpėr botė, pėrshėndetje.
2 Gėzim tė madh ta quani, o vėllezėrit e mi, kur
ndesheni nė sprova tė ndryshme,
3 sepse e dini se vėnia nė provė e besimit tuaj
sjell durim.
4 Le ta pėrfundojė durimi punėn e vet, qė
tė jeni tė pėrsosur dhe tė plotė, pa ju munguar asgjė.
5 Por nėse ndonjėrit prej jush i mungon menēuria,
le tia kėrkojė Perėndisė qė u jep tė gjithėve pa kursim e pa i
qortuar dhe do ti jepet.
6 Le tė kėrkojė me besim, pa vėnė asgjė nė
dyshim, sepse ai qė vė nė dyshim, ėshtė si vala e detit tė cilėn
era e lėviz dhe e hedh sa andej kėtej.
7 Dhe ai tė mos shpresojė se do tė marrė ndonjė
gjė prej Zotit;
8 ai ėshtė njeri me dy mendje, i paqėndrueshėm nė
gjithēka qė bėn.
9 Por vėllai nė gjendje tė pėrvuajtur le tė jetė
krenar me lartėsinė e vet,
10 dhe i pasuri tė jetė krenar me
pėrvujtėrinė e vet, sepse do tė kalojė si lulja e barit.
11 Sepse ngrihet dielli me erėn pėrvėluese dhe e
than barin. Lulja i bie dhe humbet bukurinė e vet. Po kėshtu do tė
fishket edhe i pasuri nė punėt qė bėn.
12 Lum ai njeri qė kėmbėngul nė sprova, sepse sapo
ti kapėrcejė ato, do tė marrė kurorėn e jetės, tė cilėn Ai ua
ka premtuar atyre qė e duan.
13 Askush tė mos thotė kur tundohet: "Prej
Perėndisė tundohem", sepse Perėndia nuk mund tė tundohet nga e
keqja dhe Ai Vetė nuk tundon askėnd.
14 Gjithkush tundohet kur tėrhiqet pas epsheve tė
veta dhe joshet prej tyre.
15 Pastaj pasi epshi mbarset, ai lind mėkatin dhe
mėkati, kur kryhet, sjell vdekjen.
16 Mos u mashtroni, vėllezėrit e mi tė dashur.
17 Ēdo dhuratė e mirė dhe pėrkryer zbret nga lart,
nga Ati i dritave, i cili nuk ndryshon si hijet qė lėvizin.
18 Ai, sipas vullnetit tė Vet, na lindi me anė tė
fjalės tė sė vėrtetės, qė ne tė jemi si fryti i parė i krijesave
tė Tij.
19 Merreni vesh, vėllezėrit e mi tė dashur. Ēdo
njeri tė jetė i shpejtė nė tė dėgjuar, i ngadaltė nė tė folur
dhe i vonuar nė zemėrim,
20 sepse zemėrimi i njeriut nuk sjell drejtėsinė e
Perėndisė.
21 Prandaj, duke flakur mėnjanė ēdo fėlliqėsi dhe
ligėsinė qė ėshtė gjithkund me tepri, pranoni me pėrvujtėri
fjalėn e mbjellė, qė mund tju shpėtojė shpirtrat.
22 Bėhuni zbatues tė fjalės dhe jo vetėm dėgjues,
qė mashtrojnė vetveten.
23 Sepse, kur dikush e dėgjon, por nuk e zbaton
fjalėn, ai i ngjan njė njeriu qė vėshtron fytyrėn e vet nė
pasqyrė,
24 dhe, pasi e vėshtron veten, largohet dhe
menjėherė e harron se si ishte.
25 Por ai qė e shikon me kujdes ligjin e pėrsosur,
ligjin e lirisė dhe i pėrmbahet atij, jo duke harruar ato qė dėgjon,
por duke i zbatuar, ai do tė jetė i bekuar nė atė qė bėn.
26 Nėse dikush mendon se ėshtė fetar dhe nuk i vė
fre gjuhės, ai mashtron zemrėn e vet dhe feja e kėtij njeriu ėshtė
e kotė.
27 Feja e pastėr dhe e pandotur pėrpara Perėndisė
dhe Atit ėshtė kjo: tė kujdesesh pėr jetimėt dhe vejushat me hallet
e tyre dhe ta ruash veten tė panjollosur nga kjo botė.
|