Home
Dhjata e Re
Hebrenjve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13



Hebrenjve

8
1
Thelbi i atyre qė po themi, ėshtė ky: ne kemi njė kryeprift tė tillė, i cili ka zėnė vend nė tė djathtė tė fronit tė Madhėrisė nė qiej,
2 njė qė shėrben nė shenjtėrore, nė tabernakullin e vėrtetė, tė cilin e ka ngritur Zoti, jo njeriu.
3 Sepse ēdo kryeprift caktohet pėr tė ofruar dhurata dhe flijime. Prandaj ėshtė e nevojshme qė edhe ky tė ketė diēka qė tė ofrojė.
4 Po tė ishte Ai mbi tokė, nuk do tė ishte prift, meqė ka tashmė njerėz qė ofrojnė dhurata sipas Ligjit.
5 Kėta shėrbejnė nė njė shenjtėrore qė ėshtė sipas modelit dhe hijes sė asaj qė ėshtė nė qiell, siē u paralajmėrua Moisiu kur kishte ndėr mend tė ngrinte tabernakullin. "Shiko", i tha Ai: "qė gjithēka ta bėsh sipas modelit qė t’u tregua nė mal."
6 Por shėrbesa qė ka marrė Jezusi ėshtė edhe mė e shkėlqyer, meqė besėlidhja, nė tė cilėn Ai ėshtė ndėrmjetės, ėshtė shumė mė e mirė, dhe mbėshtetet mbi premtime mė tė mira.
7 Sepse po tė ishte pa tė meta besėlidhja e parė, nuk kishte pėrse tė kėrkohej njė e dytė.
8 Perėndia, duke i fajėsuar njerėzit, tha: "Ja, ditėt po vijnė, thotė Zoti, kur do tė vendos njė besėlidhje tė re me shtėpinė e Izraelit dhe me shtėpinė e Judės.
9 Jo sipas besėlidhjes qė kam bėrė me etėrit e tyre nė ditėn kur i mora pėr dore pėr t’i nxjerrė nga toka e Egjiptit, sepse ata nuk i qėndruan besnik besėlidhjes Sime dhe Unė u largova prej tyre, thotė Zoti.
10 Sepse kjo ėshtė besėlidhja qė do tė bėjė me shtėpinė e Izraelit pas asaj kohe, thotė Zoti: do t’u shtie nė mendje ligjet e Mia dhe nė zemrat e tyre do t’i shkruaj ato. Do tė jem Perėndia i tyre dhe ata do tė jenė populli Im.
11 Askush tė mos e mėsojė bashkėvendėsin e vet, askush vėllanė e vet, duke thėnė: ‘Ta njohėsh Zotin,’ sepse tė gjithė do tė mė njohin, nga mė i vogli deri te mė i madhi i tyre.
12 Sepse do tė kem mėshirė pėr padrejtėsitė e tyre dhe nuk do t’i kujtoj mėkatet e tyre."
13 Kur thotė: "Besėlidhje e re", Ai e ka vjetruar tė parėn, dhe ajo qė vjetrohet dhe plaket, do tė zhduket shpejt.