Home
Dhjata e Re
Hebrenjve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13



Hebrenjve

5
1
Sepse ēdo kryeprift, qė pėrzgjidhet midis njerėzve, caktohet pėr t’i pėrfaqėsuar njerėzit pėr gjėrat qė lidhen me Perėndinė, qė tė ofrojė dhurata dhe flijime pėr mėkatet.
2 Ai ėshtė nė gjendje t’i trajtojė me butėsi tė paditurit dhe ata qė janė nė rrugė tė gabuar, meqė edhe ai ėshtė i veshur me dobėsi.
3 Pėr kėtė arsye atij i duhet tė ofrojė flijime pėr mėkatet, si pėr popullin ashtu edhe pėr veten e vet.
4 Askush nuk e merr vetė kėtė nder, por e merr kur thirret nga Perėndia, ashtu siē ishte edhe Aaroni.
5 Kėshtu edhe Krishti nuk i dha lavdi Vetes qė tė bėhej kryeprift. Por Perėndia i tha Atij: "Ti je Biri Im. Sot tė kam lindur,"
6 siē thotė edhe nė njė vend tjetėr: "Ti je prift pėrjetė nė rendin e Melkizedekut."
7 Gjatė ditėve kur Jezusi ishte mbi tokė, Ai i ofroi lutje dhe kėrkesa me britma tė forta e me lot Atij qė mund ta shpėtonte nga vdekja dhe Ai u dėgjua pėr shkak tė pėrshpirtshmėrisė sė Vet.
8 Edhe pse ishte Bir, Ai e mėsoi bindjen nga ato qė vuajti.
9 Si u bė i pėrkryer, Ai u bė burim i shpėtimit tė pėrjetshėm, pėr tė gjithė ata qė i binden Atij,
10 i shpallur nga Perėndia si kryeprift nė rendin e Melkizedekut.
11 Pėr kėtė kemi shumė pėr tė thėnė, por ėshtė vėshtirė tė shpjegohet, meqė juve ju ėshtė rėnduar dėgjimi.
12 Sepse, megjithėse nė kėtė kohė duhet tė ishit mėsues, ju pėrsėri keni nevojė qė dikush t’ju mėsojė njohuritė fillestare tė fjalės sė Perėndisė. Ju tashmė keni nevojė pėr qumėsht dhe jo pėr ushqime tė ngurta.
13 Sepse, cilido qė jeton vetėm me qumėsht, duke qenė ende fėmijė, ėshtė pa pėrvojėn e fjalės sė drejtėsisė.
14 Ushqimi i fortė ėshtė pėr tė rriturit, tė cilėt, pėr shkak tė pėrvojės, i kanė ndjenjat tė stėrvitura pėr tė dalluar tė mirėn nga e keqja.