Home
Dhjata e Re
Hebrenjve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13



Hebrenjve

4
1
Prandaj, pėrderisa premtimi pėr tė hyrė nė prehjen e Tij ende qėndron, tė kemi kujdes qė asnjė prej jush tė mos dalė qė ka mbetur jashtė.
2 Sepse vėrtet edhe neve, ashtu si atyre, na ėshtė predikuar ungjilli, por fjala qė ata dėgjuan, nuk pati asnjė vlerė pėr ta, sepse kur e dėgjuan, nuk e morėn bashkė me besimin.
3 Tani, ne qė kemi besuar, hyjmė nė atė prehje, siē ka thėnė Ai: "Kėshtu u betova nė zemėrimin Tim, ‘Ata nuk do tė hyjnė nė prehjen Time’", megjithėse veprat e Tij u pėrfunduan qė nga themelimi i botės.
4 Sepse, nė tė vėrtetė, diku Ai ka thėnė pėr ditėn e shtatė kėto fjalė: "Ditėn e shtatė Perėndia pushoi nga tė gjitha punėt e Veta."
5 dhe pėrsėri po kėtu thuhet: "Ata nuk do tė hyjnė kurrė nė prehjen Time."
6 Akoma mbetet qė disa do tė hyjnė nė tė dhe ata tė cilėve mė parė iu shpall lajmi i mirė nuk hynė dot pėr shkak tė mosbindjes.
7 Prandaj Perėndia pėrsėri cakton njė ditė, qė e quan "Sot", kur shumė kohė mė pas, Ai foli me anė tė Davidit, siē ėshtė thėnė mė parė: "Sot, po tė dėgjoni zėrin e Tij, mos i ngurtėsoni zemrat."
8 Sepse po t’u kishte dhėnė prehje Joshua, Perėndia nuk do tė kishte folur mė pas pėr njė ditė tjetėr.
9 Kėshtu pra, mbetet njė ditė prehjeje pėr popullin e Perėndisė.
10 Sepse ai qė hyn nė prehjen e Tij, edhe ai vetė bėn pushim pas veprės sė vet, siē bėri Perėndia.
11 Pra, tė bėjmė ēdo pėrpjekje pėr tė hyrė nė atė prehje, qė asnjė tė mos bjerė nė tė njėjtin shembull mosbindjeje.
12 Sepse fjala e Perėndisė ėshtė e gjallė, vepruese dhe mė e mprehtė se ēdo shpatė dytehėshe. Ajo futet thellė deri nė ndarjen e shpirtit dhe tė frymės, tė nyjave dhe tė palcės, duke qenė nė gjendje tė gjykojė mendimet dhe qėllimet e zemrės.
13 Nuk ka asnjė krijesė qė tė mund tė fshihet pėrpara Tij, por gjithēka ėshtė e hapur dhe e zbuluar para syve tė Tij, para tė cilit do tė japim llogari.
14 Pra, meqenėse kemi njė kryeprift tė madh qė ka pėrshkuar qiejt, Jezusin Birin e Perėndisė, le tė mbahemi fort nė besimin qė pranojmė.
15 Sepse nuk kemi njė kryeprift qė nuk mund tė ndiejė keqardhje pėr dobėsitė tona, por njė qė u tundua nė ēdo drejtim, ashtu si edhe ne, e megjithatė ėshtė pa mėkat.
16 Le t’i afrohemi pra, me bindje, fronit tė hirit, qė tė pėrftojmė mėshirė dhe tė gjejmė hir pėr tė na ardhur nė ndihmė nė kohėt tona tė vėshtira.