Home
Dhjata e Re
Hebrenjve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13



Hebrenjve

2
1
Pėr kėtė arsye ne duhet t’i kushtojmė edhe mė shumė vėmendje atyre qė kemi dėgjuar, se mos dalim nga rruga.
2 Sepse kur fjala e folur nėpėrmjet engjėjve doli se ėshtė e patundur dhe ēdo shkelje e mosbindje mori dėnimin e merituar,
3 si do tė shpėtohemi nėse lėmė pas dore njė shpėtim kaq tė madh? Ky shpėtim, qė u shpall nė fillim nėpėrmjet Zotit, na u vėrtetua nga ata qė e dėgjuan.
4 Edhe Perėndia dėshmoi bashkė me ta, si me shenja e me ēudira ashtu edhe me mrekulli tė ndryshme e dhurata tė Frymės sė Shenjtė tė pėrndara sipas vullnetit tė Tij.
5 Sepse Ai nuk ua nėnshtroi engjėjve botėn qė po vinte, pėr tė cilėn flasim.
6 Por dikush ka dėshmuar diku, duke thėnė: "Ē’ėshtė njeriu, qė Ti tė kujtohesh pėr tė, ose biri i njeriut, qė Ti tė kujdesesh pėr tė?
7 E bėre atė pak mė tė vogėl se engjėjt; me lavdi dhe nder e kurorėzove;
8 gjithēka nėn kėmbėt e tij e nėnshtrove." Sepse duke ia nėnshtruar gjithēka atij, Perėndia nuk la gjė pa ia nėnshtruar atij. Por tani ende nuk shohim qė gjithēka t’i jetė nėnshtruar atij.
9 Por shohim Jezusin, qė u bė pak mė i vogėl se engjėjt, tani tė kurorėzuar me lavdi e nder pėr shkak tė vuajtjes sė vdekjes, qė nėpėrmjet hirit tė Perėndisė tė shijonte vdekjen pėr tė gjithė.
10 Duke sjellė shumė bij nė lavdi, Atij, pėr tė cilin dhe nėpėrmjet tė cilit ekziston gjithēka, i duhej tė bėnte tė pėrsosur autorin e shpėtimit tė tyre nėpėrmjet vuajtjeve.
11 Sepse, si Ai qė shenjtėron edhe ata qė shenjtėrohen, tė gjithė kanė tė njėjtėn zanafillė. Prandaj Jezusi nuk e ka pėr turp t’i quajė ata vėllezėr,
12 duke thėnė: "Do t’ua shpall emrin Tėnd vėllezėrve tė Mi, nė mes tė tė mbledhurve nė kishė do tė thur lavde pėr Ty."
13 Dhe pėrsėri: "Unė do ta vė besimin Tim nė Tė." Dhe pėrsėri: "Ja, Unė dhe bijtė qė mė ka dhėnė Perėndia."
14 Meqenėse bijtė kanė tė pėrbashkėt gjakun dhe mishin, edhe Ai vetė po ashtu u bė pjesėmarrės nė ta, qė nėpėrmjet vdekjes tė shfuqizonte atė qė ka pushtetin e vdekjes, domethėnė djallin,
15 dhe tė ēlironte tė gjithė ata, qė nga frika e vdekjes, ishin mbajtur nė skllavėri gjatė gjithė jetės.
16 Sepse Ai, pa dyshim, nuk u jep ndihmė engjėjve, por pasardhėsve tė Abrahamit.
17 Prandaj, Atij iu desh tė bėhej si vėllezėrit e Tij nė gjithēka, qė tė bėhej kryeprift i mėshirshėm dhe besnik nė gjėrat qė i pėrkasin Perėndisė, pėr tė shlyer mėkatet e popullit.
18 Meqenėse Ai vetė vuajti kur u tundua, Ai ėshtė nė gjendje t’i ndihmojė ata qė tundohen.