13
1
Ngulmoni nė dashurinė vėllazėrore.
2 Mos harroni mikpritjen ndaj tė huajve, sepse disa,
duke vepruar kėshtu, pa e ditur janė treguar mikpritės ndaj
engjėjve.
3 Kujtoni tė burgosurit, sikur tė ishit tė burgosur
me ta, ashtu edhe pėr ata qė keqtrajtohen, sikur ju vetė tė ishit duke
vuajtur.
4 Le tė mbahet martesa me nder nga tė gjithė dhe
shtrati martesor i papėrlyer; sepse Perėndia do ti gjykojė tė
pėrdalėt dhe shkelėsit e kurorės.
5 Mos tju hyjė lakmia pėr para nė jetėn tuaj
dhe kėnaquni me ēka keni tani, sepse Vetė Ai ka thėnė: "Kurrė
nuk do tė tė lė, as nuk do tė tė braktis."
6 Kėshtu mund tė themi me bindje: "Zoti ėshtė
ndihmėsi im, [dhe] nuk do tė kem frikė. Ēfarė mund tė mė bėjė
njeriu mua?"
7 Kujtoni ata qė ju udhėhoqėn, tė cilėt ju folėn
fjalėn e Perėndisė. Shikoni me kujdes pėrfundimin e mėnyrės sė
tyre tė jetesės dhe imitoni besimin e tyre.
8 Jezus Krishti ėshtė i njėjti si dje edhe sot, e
pėrjetė.
9 Mos u largoni duke rendur pas gjithfarė
doktrinash tė huaja, sepse ėshtė mirė qė zemra tė forcohet prej
hirit, jo prej ushqimeve ceremoniale, tė cilat nuk kanė asnjė vlerė
pėr ata qė i pėrdorėn.
10 Ne kemi njė altar, prej tė cilit ata qė
shėrbejnė nė tabernakull, nuk kanė tė drejtė tė hanė.
11 Sepse trupat e kėtyre kafshėve, gjakun e tė
cilave e ēon njė kryeprift nė Vendin mė tė Shenjtė si flijim pėr
mėkatet, digjen jashtė kampit.
12 Prandaj edhe Jezusi, qė tė shenjtėronte popullin
nėpėrmjet gjakut tė Vet, vuajti jashtė portave tė qytetit.
13 Le tė shkojmė pra, tek Ai jashtė kampit, duke
mbajtur poshtėrimin qė mbajti Ai.
14 Sepse kėtu nuk kemi njė qytet tė pėrhershėm,
por kėrkojmė qytetin qė do tė vijė.
15 Nėpėrmjet Tij, pra, le ti ofrojmė vazhdimisht
njė flijim lėvdimi Perėndisė, domethėnė, frytin e buzėve qė
pranojnė emrin e Tij.
16 Mos lini pas dore bamirėsinė dhe bujarinė, sepse
me tė kėtilla flijime kėnaqet Perėndia.
17 Bindjuni atyre qė ju prijnė dhe nėnshtrojuni pushtetit
tė tyre, sepse ata vigjėlojnė mbi shpirtrat tuaj, si ata qė do
tė japin llogari. Bindjuni atyre qė puna e tyre tė jetė
gėzim e jo trishtim, sepse kjo nuk do ketė dobi pėr ju.
18 Lutuni pėr ne, sepse jemi tė bindur qė e kemi
ndėrgjegjen tė mirė, dhe dėshirojmė tė bėjmė jetė tė ndershme
nė ēdo drejtim.
19 Por mė tepėr ju bėj thirrje qė tė luteni tė
kthehem sa mė shpejt te ju.
20 Perėndia i paqes, qė ngjalli nga tė vdekurit
Bariun e madh tė dhenve nėpėrmjet gjakut tė besėlidhjes sė
pėrjetshme, Zotin tonė Jezus,
21 ju bėftė tė aftė nė ēdo gjė tė mirė qė
tė kryeni vullnetin e Tij, duke bėrė te ne atė qė ėshtė e
pėlqyeshme pėrpara Tij, nėpėrmjet Jezus Krishtit, tė cilit i qoftė
lavdia pėr jetė tė jetėve. Amen.
22 Ju lutem, o vėllezėr, ta duroni kėtė fjalė qė
ju jep zemėr, sepse ju kam shkruar vetėm njė letėr tė shkurtėr.
23 Dua ta dini se vėllai ynė, Timoteu, u lirua dhe
po tė vijė shpejt, do tė vij tju shoh bashkė me tė.
24 Pėrshėndetni tė gjithė ata qė ju prijnė dhe
tė gjithė shenjtėrit. Ju pėrshėndesin ata nga Italia.
25 Hiri qoftė me ju tė gjithė.
|