Home
Dhjata e Re
Hebrenjve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13



Hebrenjve

11
1
Besimi ėshtė siguria pėr ato qė shpresojmė dhe bindja pėr gjėrat qė nuk i shohim.
2 Sepse me anė tė besimit e morėn tė vjetrit miratimin e Perėndisė.
3 Me anė tė besimit ne e marrim vesh se gjithėsia ėshtė ndėrtuar nga fjala e Perėndisė, kėshtu qė ēka shihet nuk ėshtė bėrė nga ato qė janė tė dukshme.
4 Me anė tė besimit Abeli i ofroi Perėndisė njė flijim mė tė mirė se Kaini. Nėpėrmjet besimit ai u miratua si njeri i drejtė, kur Perėndia dėshmoi pėr dhuratat e tij, dhe me anė tė besimit ai ende flet, megjithėse ėshtė i vdekur.
5 Me anė tė besimit e hoqi Perėndia Enokun, qė tė mos shihte vdekje; ai nuk u gjet, sepse e kishte marrė Perėndia. Para se tė merrej, pėr tė u dėshmua se e kishte kėnaqur Perėndinė.
6 Pa besim ėshtė e pamundur ta kėnaqėsh Atė, sepse ai qė vjen te Perėndia, duhet tė besojė qė Ai ekziston dhe qė Ai i shpėrblen ata qė e kėrkojnė.
7 Me anė tė besimit Noeja, pasi u paralajmėrua nga Perėndia pėr ato qė ende nuk ishin parė, me njė frikė tė pėrshpirtshme pėrgatiti njė arkė pėr shpėtimin e shtėpisė sė vet. Nėpėrmjet besimit tė tij, ai dėnoi botėn dhe u bė trashėgimtar i drejtėsisė qė vjen nga besimi.
8 Me anė tė besimit Abrahami, kur u thirr pėr tė shkuar nė vendin qė do tė merrte mė vonė pėr trashėgim, u bind dhe vajti, megjithėse nuk e dinte se ku po shkonte.
9 Me anė tė besimit ai jetoi nė tokėn e premtuar si nė dhe tė huaj, duke banuar nė tenda, siē bėri Isaku dhe Jakobi, bashkėtrashėgimtarė tė tė njėjtit premtim.
10 Sepse ai priste tė shihte qytetin me themele tė sigurta, arkitekti dhe ndėrtuesi i tė cilit ėshtė Perėndia.
11 Me anė tė besimit u bė e mundur qė edhe vetė Sara beronjė, ndonėse e kishte kaluar moshėn, tė mbetej shtatzėnė, sepse ajo e quajti besnik Atė qė i kishte bėrė premtimin.
12 Prandaj, edhe prej njė njeriu tė vetėm, dhe ky pothuajse i vdekur pėr kėtė punė, lindėn kaq shumė pasardhės sa janė yjet e qiellit nė numėr dhe sa ka rėrė tė panumėrt nė breg tė detit.
13 Tė gjithė kėta jetonin nė besim derisa vdiqėn, pa marrė ato qė iu premtuan. Ata vetėm sa i panė dhe i pėrshėndetėn nga larg, duke pohuar se janė tė huaj dhe shtegtarė mbi dhe.
14 Sepse ata qė thonė gjėra tė kėtilla, e tregojnė qartė se po kėrkojnė atdhe.
15 Dhe vėrtet, po ta kenė pasur mendjen tek ai vend prej nga dolėn, do ta kishin gjetur rastin pėr t’u kthyer.
16 Por tani, ata dėshirojnė njė mė tė mirė, domethėnė njė vend qiellor. Prandaj Perėndia nuk e ka pėr turp tė quhet Perėndia i tyre, sepse Ai pėrgatiti njė qytet pėr ta.
17 Me anė tė besimit Abrahami, kur u vu nė provė, solli pėr flijim Isakun. Ai qė kishte marrė premtimet, ishte gati tė flijonte djalin e vetėm,
18 megjithėse Perėndia i tha: "Nga Isaku do tė quhen pasardhėsit e tu."
19 Sepse Abrahami mendonte qė Perėndia ishte nė gjendje ta ngjallte njeriun edhe prej tė vdekurve, prej nga, nė kuptim tė figurshėm, edhe e mori atė.
20 Me anė tė besimit Isaku bekoi Jakobin dhe Ezaun edhe pėr ato qė do tė vinin.
21 Me anė tė besimit Jakobi, kur po vdiste, bekoi secilin nga bijtė e Jozefit dhe adhuroi duke u mbėshtetur nė majėn e shkopit tė vet.
22 Me anė tė besimit Jozefi, kur ishte duke vdekur, pėrmendi ekzodin e bijve tė Izraelit dhe dha porosi pėr eshtrat e veta.
23 Me anė tė besimit prindėrit e fshehėn Moisiun pėr tre muaj, pasi u lind, sepse ata e panė qė fėmija ishte i bukur dhe nuk patėn frikė nga urdhėresa e mbretit.
24 Me anė tė besimit Moisiu, kur u bė i madh, nuk pranoi tė quhej bir i vajzės sė Faraonit.
25 Ai zgjodhi mė mirė tė keqtrajtohej bashkė me popullin e Perėndisė, sesa tė gėzonte pėr njėfarė kohe dėfrimet qė i jepte mėkati.
26 Ai i quante sharjet pėr hir tė Krishtit si pasuri mė tė madhe se thesaret e Egjiptit, sepse ai i kishte drejtuar sytė te shpėrblimi.
27 Me anė tė besimit ai e la Egjiptin, pa u trembur nga zemėrimi i mbretit. Ai qėndroi i patundur, sepse e pa Atė qė ėshtė i padukshėm.
28 Me anė tė besimit ai bėri Pashkėt dhe spėrkatjen me gjak, qė vrasėsi i tė parėlindurve tė mos i prekte tė parėlindurit e Izraelit.
29 Me anė tė besimit ata kaluan nėpėr Detin e Kuq, sikur tė ishin nė tokė tė thatė, por kur e provuan egjiptianėt, kėta u mbytėn.
30 Me anė tė besimit ranė muret e Jerikos, pasi njerėzit kishin marshuar rreth tyre pėr shtatė ditė.
31 Me anė tė besimit Rahaba, gruaja e pėrdalė, nuk u vra bashkė me ata qė ishin tė pabindur, sepse i priti me dashamirėsi zbuluesit.
32 Ē’tė them tjetėr? Sepse nuk do tė mė dalė koha po tė tregoj pėr Gideonin, Barakun, Samsonin, Jeftėn, si edhe pėr Davidin, Samuelin dhe profetėt,
33 tė cilėt me anė tė besimit nėnshtruan mbretėri, kryen vepra drejtėsie, morėn premtime, u mbyllėn gojėn luanėve,
34 shuan furinė e zjarrit, i shpėtuan tehut tė shpatės, u bėnė tė fuqishėm nga dobėsitė, u bėnė tė fortė nė luftė, i bėnė ushtritė e huaja t’ua mbathin kėmbėve.
35 Gratė morėn tė vdekurit e vet, tė ngjallur pėrsėri; tė tjerė u torturuan, duke mos pranuar tė lirohen, qė tė pėrftojnė njė ngjallje mė tė mirė;
36 tė tjerė provuan talljet dhe fshikullimet, madje edhe pranga e burgim.
37 I qėlluan me gurė, i prenė me sharrė, i vranė me shpatė, u endėn tė mbuluar me lėkurė dhensh e dhish, nė skamje, me mundime, tė keqtrajtuar;
38 bota nuk ishte e denjė pėr ta. U endėn nė shkretėtira, male, shpella e guva tė dheut.
39 Tė gjithė kėta, edhe pse morėn miratim nėpėrmjet besimit, nuk gėzuan premtimin,
40 sepse Perėndia kishte siguruar pėr ne diēka mė tė mirė, qė ata vetėm bashkė me ne tė bėheshin tė pėrkryer.