Home
Dhjata e Re
Gjoni


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21


Gjoni

8
1
Jezusi shkoi nė malin e Ullinjve.
2 Herėt nė mėngjes Ai erdhi pėrsėri nė tempull dhe i gjithė populli erdhi tek Ai. Pasi u ul, filloi tė mėsonte njerėzit.
3 Skribėt dhe farizejtė sollėn njė grua, qė e kishin kapur duke tradhtuar burrin. Si e vunė gruan nė mes,
4 i thanė Atij: "Mjeshtėr, kjo grua u kap duke tradhtuar burrin.
5 Moisiu na ka porositur nė Ligj qė tė tilla duhen tė vriten me gurė. Po Ti, ēfarė thua?"
6 Kėtė e thoshin pėr ta vėnė nė provė, qė tė kishin pėr ēfarė ta padisnin. Por Jezusi, si u pėrkul poshtė, filloi tė shkruante me gisht nė tokė.
7 Ndėrsa vazhdonin me ngulm ta pyesnin, Ai u ngrit dhe u tha: "Kush prej jush ėshtė pa mėkate, le ta hedhė i pari gurin mbi tė",
8 dhe u pėrkul pėrsėri dhe po shkruante nė tokė.
9 Ata qė e dėgjuan, filluan tė dalin njė nga njė, duke nisur nga mė tė moshuarit. Ai mbeti vetėm, si dhe gruaja qė ishte aty nė mes.
10 Kur u ngrit, Jezusi i tha asaj: "Grua, ē’u bėnė ata? Askush nuk tė paska dėnuar?"
11 Ajo tha: "Askush, Zot." Atėherė Jezusi tha: "As Unė nuk po tė dėnoj. Shko dhe tani e tutje mos mėkato mė."
12 Pastaj Jezusi u foli pėrsėri atyre, duke thėnė: "Unė jam drita e botės; kush vjen pas Meje nuk do tė ecė nė errėsirė, por do tė ketė dritėn e jetės."
13 Atėherė farizejtė i thanė: "Ti po dėshmon pėr veten Tėnde. Dėshmia Jote nuk ėshtė e vėrtetė."
14 Jezusi u pėrgjigj dhe u tha: "Edhe pse Unė dėshmoj pėr veten Time, dėshmia Ime ėshtė e vėrtetė, sepse Unė e di nga kam ardhur dhe ku po shkoj, kurse ju nuk e dini as nga vij, as ku shkoj.
15 Ju gjykoni sipas mishit; Unė nuk gjykoj askėnd.
16 Por edhe sikur Unė tė gjykoj, gjykimi Im ėshtė i vėrtetė, sepse Unė nuk jam vetėm, por jam Unė dhe Ati qė mė ka dėrguar.
17 Edhe nė ligjin tuaj ėshtė shkruar, qė dėshmia e dy njerėzve ėshtė e vėrtetė.
18 Unė jam ai qė dėshmoj pėr vetveten dhe Ati qė mė ka dėrguar dėshmon pėr Mua."
19 Atėherė ata i thanė: "Ku ėshtė Ati yt?" Jezusi u pėrgjigj: "Ju nuk mė njihni as Mua, as Atin Tim. Po tė mė njihnit Mua, do tė njihnit edhe Atin Tim ."
20 Ai i foli kėto fjalė nė vendin e thesarit, duke i mėsuar njerėzit nė tempull. Askush nuk e kapi, sepse ende nuk kishte ardhur ora e Tij.
21 Atėherė ai u tha pėrsėri: "Unė po shkoj dhe ju do tė mė kėrkoni dhe do tė vdisni nė mėkatin tuaj. Atje ku shkoj Unė, ju nuk mund tė vini."
22 Atėherė judenjtė thoshin: "Mos do tė vrasė veten, sepse thotė: ‘Ku po shkoj Unė, ju nuk mund tė vini’?"
23 Ai u thoshte: "Ju jeni nga poshtė, Unė jam nga lart; ju jeni nga kjo botė, Unė nuk jam nga kjo botė.
24 Prandaj ju thashė qė ju do tė vdisni nė mėkatet tuaja; sepse po tė mos besoni qė Unė jam Ai, ju do tė vdisni nė mėkatet tuaja."
25 Pastaj ata i thanė: "Kush je ti?" Jezusi u tha: "Ēfarė ju thashė qė nė fillim?
26 Shumė gjėra kam pėr tė folur e pėr tė gjykuar pėr ju. Por Ai qė mė ka dėrguar Mua, ėshtė i vėrtetė dhe gjėrat qė kam dėgjuar prej Tij, ia them botės."
27 Ata nuk e kuptuan qė Ai po u thoshte pėr Atin.
28 Atėherė Jezusi [u] tha: "Kur tė lartėsoni Birin e Njeriut, atėherė ju do ta dini qė Unė jam Ai dhe qė nuk bėj asgjė prej vetes Sime. Por po jua them kėto siē m’i ka mėsuar Ati.
29 Ai qė mė ka dėrguar ėshtė me Mua. Ai nuk mė ka lėnė vetėm, sepse Unė bėj gjithmonė gjėrat qė i pėlqejnė Atij."
30 Ndėrsa po thoshte kėto, shumė besuan tek Ai.
31 Pastaj Jezusi u thoshte atyre judenjve qė i besuan Atij: "Po tė qėndroni nė fjalėn Time, jeni vėrtet dishepujt e Mi.
32 Do ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do t’ju bėjė tė lirė."
33 Ata iu pėrgjigjėn: "Ne jemi farė e Abrahamit dhe kurrė nuk kemi qenė skllevėr tė ndokujt. Si thua Ti: ‘Do tė bėheni tė lirė’?"
34 Jezusi iu pėrgjigj: "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them se, kush bėn mėkat, ėshtė skllav i mėkatit.
35 Skllavi nuk qėndron nė shtėpi pėrjetė; Biri qėndron pėrjetė.
36 Pra, po t’ju ēlirojė Biri, do tė jeni me tė vėrtetė tė lirė.
37 E di qė jeni farė e Abrahamit. Ju kėrkoni tė mė vrisni, sepse fjala Ime nuk zė vend te ju.
38 Unė flas ato qė kam parė tek Ati dhe ju pra, bėni ato qė keni dėgjuar prej atit tuaj."
39 Ata u pėrgjigjėn dhe i thanė: "Abrahami ėshtė ati ynė." Jezusi u tha: "Po tė ishit fėmijė tė Abrahamit, do tė bėnit punėt e Abrahamit.
40 Por tani ju kėrkoni tė mė vrisni, njeriun qė ju ka folur tė vėrtetėn, tė cilėn e kam dėgjuar prej Perėndisė; kėtė Abrahami nuk e ka bėrė.
41 Ju bėni punėt e atit tuaj." [Pastaj] ata i thanė: "Ne nuk kemi lindur si fėmijė tė paligjshėm. Ne kemi njė Atė, Perėndinė."
42 Jezusi u tha: "Po tė ishte Perėndia Ati juaj, ju do tė mė donit Mua, sepse Unė kam dalė dhe kam ardhur nga Perėndia. Sepse nuk kam ardhur nga vetja Ime, por Ai mė ka dėrguar.
43 Pėrse nuk i merrni vesh ato qė them Unė? Sepse nuk mund tė dėgjoni fjalėn Time.
44 Ju jeni prej atit tuaj, djallit, dhe doni tė bėni dėshirat e atit tuaj. Ai ishte vrasės qė nė fillim dhe nuk qėndronte nė tė vėrtetėn, sepse e vėrteta nuk ishte nė tė. Kur dikush thotė njė gėnjeshtėr, ai flet prej vetes sė vet, sepse ėshtė gėnjeshtar dhe ati i gėnjeshtrės.
45 Dhe mua, ngaqė them tė vėrtetėn, nuk mė besoni.
46 Kush prej jush mė fajėson Mua pėr mėkat? Nėse them tė vėrtetėn, pėrse nuk mė besoni?
47 Kush ėshtė prej Perėndisė dėgjon fjalėt e Perėndisė, por ju nuk i dėgjoni, sepse nuk jeni prej Perėndisė."
48 Judenjtė u pėrgjigjėn dhe i thanė: "Nuk e themi mirė ne qė Ti je samaritan dhe ke demon?"
49 Jezusi u pėrgjigj: "Unė nuk kam demon, por nderoj Atin Tim dhe ju nuk mė nderoni.
50 Unė nuk kėrkoj lavdinė Time; atė ka kush e kėrkon dhe e gjykon.
51 Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them, nėse dikush e mban fjalėn Time, ai nuk do tė shohė vdekje pėrjetė."
52 [Atėherė] judenjtė i thanė: "Tani e morėm vesh qė paske demon. Abrahami ka vdekur, po ashtu edhe profetėt, dhe Ti thua: ‘Nėse dikush mban fjalėn Time, ai nuk do tė shijojė vdekje pėrjetė’."
53 Mos je Ti mė i madh se ati ynė Abrahami, qė ka vdekur? Edhe profetėt kanė vdekur. Ēfarė e pandeh Ti veten?"
54 Jezusi u pėrgjigj: "Nėse Unė i jap lavdi vetes Sime, lavdia Ime nuk ėshtė asgjė. Ati Im ėshtė Ai qė mė jep lavdi, pėr tė cilin ju thoni: ‘Ėshtė Perėndia jonė’.
55 Ju nuk e njihni, por Unė e njoh. Edhe sikur tė them qė nuk e njoh, do tė jem ashtu si ju gėnjeshtar. Por Unė e njoh dhe mbaj fjalėn e Tij.
56 Ati juaj, Abrahami, ngazėllehej qė tė shihte ditėn Time; ai e pa dhe u gėzua."
57 Pastaj judenjtė i thanė: "Ti ende nuk i ke tė pesėdhjetat dhe paske parė Abrahamin?"
58 Jezusi u tha: "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them, pėrpara se tė lindte Abrahami, Unė jam."
59 Atėherė ata morėn gurė qė ta qėllonin, por Jezusi u fsheh dhe doli nga tempulli.