| Home Dhjata e Re Gjoni
kap 1
|
|
Gjoni |
|
7 1 Pas kėtyre Jezusi endej nėpėr Galile, meqė Ai nuk donte tė kalonte nėpėr Jude, sepse judenjtė e kėrkonin ta vrisnin. 2 Po afrohej festa e judenjve, ajo e tabernakujve. 3 Prandaj vėllezėrit e Tij i thanė: "Largohu prej kėtej dhe shko nė Jude, qė ti shohin edhe dishepujt e Tu punėt qė bėn, 4 sepse askush nuk bėn gjė nė fshehtėsi nėse kėrkon tė dalė hapur. Nėse Ti i bėn kėto gjėra, dil hapur para botės." 5 Sepse as vėllezėrit e Tij nuk besonin nė Tė. 6 Atėherė Jezusi u tha: "Koha Ime nuk ka ardhur ende, por koha juaj ėshtė gjithmonė gati. 7 Bota nuk mund tju urrejė ju, por mė urren Mua, sepse Unė dėshmoj kundėr saj, qė punėt e saj janė tė liga. 8 Ngjituni vetė nė festė, Unė nuk po ngjitem nė kėtė festė, sepse koha Ime nuk ėshtė pėrmbushur ende." 9 Si tha kėto gjėra, qėndroi nė Galile. 10 Por kur vėllezėrit e Tij u ngjitėn pėr nė festė, atėherė u ngjit edhe Ai, jo hapur, por nė fshehtėsi. 11 Ndėrkaq judenjtė e kėrkonin nė festė dhe thoshin: "Ku ėshtė Ai?" 12 Midis turmave kishte shumė pėshpėritje pėr Tė. Disa thoshin se ishte njeri i mirė; tė tjerė thoshin tė kundėrtėn, qė Ai mashtronte turmėn. 13 Megjithatė askush nuk fliste hapur pėr Tė nga frika e judenjve. 14 Por, tani nė mes tė festės, Jezusi u ngjit nė tempull dhe i mėsonte njerėzit. 15 Atėherė judenjtė habiteshin, dhe thoshin: "Si i di ky njeri shkronjat pa mėsuar?" 16 Atėherė Jezusi iu pėrgjigj dhe tha: "Mėsimet e Mia nuk janė tė Miat, por tė Atij qė mė ka dėrguar. 17 Nėse dikush dėshiron tė bėjė vullnetin e Tij, ai do ta marrė vesh nėse kėto mėsime janė nga Perėndia, apo Unė flas nga vetja Ime. 18 Ai qė flet nga vetja kėrkon lavdinė e vet, por kush kėrkon lavdinė e Atij qė e ka dėrguar Atė, Ai ėshtė i vėrtetė dhe tek Ai nuk ka padrejtėsi. 19 A nuk jua dha Moisiu Ligjin? Askush prej jush nuk e zbaton Ligjin. Pėrse kėrkoni tė mė vrisni?" 20 Turma u pėrgjigj: "Ti ke demon. Kush kėrkon tė tė vrasė?" 21 Jezusi u pėrgjigj dhe u tha: "Njė punė bėra dhe tė gjithė jeni tė mrekulluar. 22 Prandaj Moisiu ju ka dhėnė rrethprerjen (jo se ėshtė nga Moisiu, por nga etėrit) dhe ju e rrethprisni njeriun edhe tė shtunėn. 23 Nėse njė njeri rrethpritet tė shtunėn, qė tė mos shkelet Ligji i Moisiut, ju zemėroheni me Mua sepse shėndosha njė njeri tė tėrė tė shtunėn? 24 Mos gjykoni nga dukja, por gjykoni me drejtėsi." 25 Disa nga Jeruzalemi thoshin: "A nuk ėshtė ky ai qė ata kėrkojnė ta vrasin? 26 Ja, ai po flet hapur, dhe asgjė nuk i thonė. Mos vallė e dinė pėr tė vėrtetė krerėt qė ky ėshtė Krishti? 27 Por ne e dimė nga ėshtė ky. Kur tė vijė Krishti, askush nuk do ta dijė se nga ėshtė." 28 Pastaj Jezusi, ndėrsa mėsonte njerėzit nė tempull, thirri dhe tha: "Edhe Mua mė njihni dhe e dini nga jam. Unė nuk kam ardhur nga vetja Ime, por Ai qė mė ka dėrguar ėshtė i vėrtetė, tė cilin ju nuk e njihni. 29 Unė e njoh Atė, sepse prej Tij jam dhe Ai mė ka dėrguar." 30 Prandaj ata kėrkonin ta kapnin; por kurrkush nuk vuri dorė mbi Tė, sepse nuk kishte ardhur ende ora e Tij. 31 Por shumė nga turma besuan tek Ai dhe thoshin: "Kur tė vijė Krishti, a do tė bėjė Ai mė shumė mrekulli se ato qė bėri Ky?" 32 Farizejtė dėgjuan turmėn duke pėshpėritur kėto gjėra pėr Tė. Kryepriftėrinjtė dhe farizejtė dėrguan rojat qė ta kapnin. 33 Atėherė Jezusi tha: "Edhe pėr pak kohė jam me ju dhe do tė shkoj tek Ai qė mė ka dėrguar. 34 Do tė mė kėrkoni dhe nuk do tė mė gjeni, dhe aty ku do tė jem Unė, ju nuk mund tė vini." 35 Judenjtė thanė me njėri-tjetrin: "Ku ka pėr tė shkuar ky, qė ne nuk do ta gjejmė? Mos do tė shkojė nė diasporėn e grekėve dhe tė mėsojė grekėt? 36 Ēėshtė kjo fjalė qė tha: Do tė mė kėrkoni dhe nuk do tė mė gjeni dhe atje ku do tė jem Unė, ju nuk mund tė vini?" 37 Nė ditėn e fundit, ditėn e madhe tė festės, Jezusi qėndroi dhe thirri, duke thėnė: "Po tė ketė etje njeri, le tė vijė tek Unė dhe tė pijė. 38 Ai qė beson nė Mua, siē e ka thėnė Shkrimi: lumenj me ujė tė gjallė do tė rrjedhin nga brenda tij." 39 Por kėtė Ai e tha pėr Frymėn, qė kishin pėr ta marrė ata qė besonin nė Tė. Sepse Fryma nuk ishte dhėnė ende, meqė Jezusi ende nuk e kishte marrė lavdinė. 40 Prandaj disa prej turmės, duke dėgjuar kėto fjalė, thoshin: "Ky ėshtė vėrtet Profeti." 41 Tė tjerė thoshin: "Ky ėshtė Krishti." Kurse disa tė tjerė thoshin: "Mos vjen vallė Krishti nga Galileja? 42 A nuk ėshtė thėnė nė Shkrim, qė Krishti vjen nga farė e Davidit dhe nga Betlehemi, fshati ku ishte Davidi?" 43 Prandaj, pėr shkak tė Tij, pati pėrēarje midis turmės. 44 Disa prej tyre donin ta kapnin, por askush nuk vuri dorė mbi Tė. 45 Pastaj tek kryepriftėrinjtė dhe farizejtė erdhėn rojat. Ata u thanė: "Pėrse nuk e sollėt?" 46 Rojat u pėrgjigjėn: "Kurrė nuk ka folur njeri kėshtu." 47 Atėherė farizejtė iu pėrgjigjėn: "Mos jeni mashtruar edhe ju? 48 A ka besuar tek Ai ndonjė nga krerėt ose nga farizejtė? 49 Por kjo turmė qė nuk e njeh Ligjin ėshtė e mallkuar." 50 Nikodemi, qė ishte njė prej tyre dhe qė kishte ardhur tek Ai mė parė, u tha, 51 "A e dėnon njeriun Ligji ynė, pa e dėgjuar mė parė dhe pa ditur ēfarė ka bėrė?" 52 Ata u pėrgjigjėn dhe i thanė: "Mos je edhe ti nga Galileja? Kėrko dhe do tė shikosh qė nuk ka dalė profet nga Galileja." 53 Dhe shkuan, secili nė shtėpinė e vet.
|
|||