Home
Dhjata e Re
Gjoni


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21


Gjoni

6
1
Pas kėtyre Jezusi u largua pėrtej detit tė Galilesė, domethėnė tė Tiberiadės.
2 Njė turmė e madhe e ndiqte pas, sepse kishin parė shenjat qė Ai bėnte me tė sėmurėt.
3 Jezusi u ngjit nė mal dhe po rrinte ulur atje me dishepujt e Vet.
4 Po afroheshin pashkėt, festa e judenjve.
5 Kur Jezusi ngriti sytė dhe pa njė turmė tė madhe qė po vinte drejt Tij, i tha Filipit: "Ku t’i blejmė bukėt qė tė hanė kėta?"
6 Ai e thoshte kėtė pėr ta vėnė nė provė, sepse e dinte ēfarė kishte pėr tė bėrė.
7 Filipi iu pėrgjigj: "Dyqind denarė bukė nuk u mjaftojnė qė secili tė marrė nga pak."
8 Njėri prej dishepujve tė Tij, Andrea, vėllai i Simon Pjetrit, i tha,
9 "Ėshtė njė djalė kėtu qė ka pesė bukė elbi dhe dy peshq tė vegjėl, por ē’janė kėta pėr kaq shumė veta?"
10 Jezusi tha: "Ulini njerėzit shtruar." Nė atė vend kishte shumė bar. Pra njerėzit u ulėn aty, rreth pesė mijė burra nė numėr.
11 Atėherė Jezusi mori bukėt dhe, pasi falėnderoi, ua shpėrndau atyre qė ishin shtruar pėr tė ngrėnė; po ashtu bėri edhe me peshqit, aq sa deshėn.
12 Kur u nginjėn, u tha dishepujve tė Vet: "Mblidhini copat qė kanė mbetur, qė asgjė tė mos shkojė dėm."
13 Ata pra, i mblodhėn dhe mbushėn dymbėdhjetė shporta me copa nga tė pesė bukėt e elbit qė u tepruan atyre qė kishin ngrėnė.
14 Atėherė njerėzit, si e panė shenjėn qė bėri, thoshin: "Ky ėshtė vėrtet Profeti qė do tė vijė nė botė."
15 Jezusi pra, duke e ditur se ata po vinin pėr ta kapur qė ta bėnin mbret, u largua pėrsėri vetėm nė mal.
16 Kur u ngrys, dishepujt e Tij zbritėn anės detit.
17 Hypėn nė njė lundėr dhe kaluan nė bregun tjetėr tė detit nė Kapernaum. Tashmė ishte errėsuar dhe Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata.
18 Deti po trazohej nga njė erė e fortė qė po frynte.
19 Pasi kishin vozitur rreth njėzet e pesė apo tridhjetė stade, ata panė Jezusin qė po ecte mbi det, duke iu afruar lundrės; dhe i zuri frika.
20 Por Ai u tha: "Jam unė, mos u frikėsoni."
21 Ata pra, donin ta merrnin nė lundėr dhe lundra menjėherė u gjend nė bregun ku po shkonin.
22 Tė nesėrmen, turma qė qėndronte nė bregun tjetėr tė detit, pa se atje nuk kishte veēse njė lundėr tė vetme dhe qė Jezusi nuk kishte hipur nė lundėr me dishepujt e Vet, por kėta ishin larguar vetėm.
23 Lundra tė tjera erdhėn nga Tiberiada, afėr vendit ku kishin ngrėnė bukė pasi kishte falėnderuar Zoti.
24 Pastaj kur turma pa qė as Jezusi, as dishepujt e Tij nuk ishin atje, hipėn nė lundra dhe shkuan nė Kapernaum, duke kėrkuar Jezusin.
25 Me ta gjetur nė anėn tjetėr tė detit, i thanė: "Rabbi, kur paske ardhur kėtu?"
26 Jezusi iu pėrgjigj dhe tha: "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them, po mė kėrkoni jo sepse patė shenjat, por sepse hėngrėt nga bukėt dhe u nginjėt.
27 Mos punoni pėr ushqimin qė prishet, por pėr ushqimin qė mbetet pėr jetė tė jetėve, tė cilin do t’jua japė Biri i Njeriut, sepse mbi Tė ka vėnė vulėn e vet Ati, Perėndia."
28 Pastaj ata i thanė: "Ēfarė tė bėjmė, qė tė kryejmė punėt e Perėndisė?"
29 Jezusi u pėrgjigj dhe u tha: "Puna e Perėndisė ėshtė kjo, tė besoni nė Atė qė Ai ka dėrguar."
30 Atėherė ata i thanė: "Ēfarė shenje bėn Ti pra, qė ne tė shohim dhe tė tė besojmė? Ēfarė bėn Ti?
31 Etėrit tanė hėngrėn mananė nė shkretėtirė, siē ėshtė shkruar: ‘Ai u dha tė hanė bukė prej qiellit’."
32 Atėherė Jezusi u tha: "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them, Moisiu nuk ju ka dhėnė bukė nga qielli, por Ati Im ju jep bukėn e vėrtetė prej qiellit.
33 Sepse buka e Perėndisė ėshtė Ai qė zbret nga qielli dhe i jep jetė botės."
34 Pastaj ata i thanė: "Zot, na e jep pėrherė kėtė bukė."
35 Jezusi u tha: "Unė jam buka e jetės; atė qė vjen tek Unė nuk e merr kurrė uria dhe atė qė beson nė Mua nuk e merr kurrė etja.
36 Por ju thashė, qė megjithėse mė keni parė nuk besoni.
37 Gjithēka qė mė jep Ati, do tė vijė tek Unė, dhe atė qė vjen tek Unė, kurrė nuk do ta flak jashtė.
38 Sepse kam zbritur nga qielli, jo qė tė bėj vullnetin Tim por vullnetin e Atij qė mė ka dėrguar.
39 Vullneti i Atij qė mė dėrgoi ėshtė ky: tė mos humbas asgjė nga ajo qė mė ka dhėnė Ai, por ta ngjall nė ditėn e fundit.
40 Sepse vullneti i Atit Tim ėshtė ky: kushdo, qė sheh Birin dhe beson tek Ai, tė ketė jetėn e amshuar dhe qė Unė ta ngjall nė ditėn e fundit."
41 Prandaj judenjtė pėshpėrisnin pėr Tė, sepse tha: ‘Unė jam buka qė zbriti nga qielli.’
42 Ata thoshin: "A nuk ėshtė ky Jezusi, i biri i Jozefit, atin dhe nėnėn e tė cilit ne i njohim? Pra, si thėnka: ‘Kam zbritur prej qiellit’?"
43 Jezusi u pėrgjigj dhe u tha: "Mos pėshpėrisni me njėri-tjetrin.
44 Askush nuk mund tė vijė tek Unė, po tė mos e tėrheqė Ati qė mė ka dėrguar dhe Unė do ta ngjall nė ditėn e fundit.
45 Ėshtė shkruar te profetėt: ‘Tė gjithė do tė marrin mėsim nga Perėndia.’ Kushdo qė e ka dėgjuar Atin dhe ka mėsuar prej Tij, ai vjen tek Unė.
46 Jo se e ka parė ndonjė njeri Atin, pėrveē Atij qė ėshtė prej Perėndisė, Ai e ka parė Atin.
47 Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them, kush beson ka jetėn e amshuar.
48 Unė jam buka e jetės.
49 Etėrit tuaj hėngrėn mananė nė shkretėtirė dhe vdiqėn.
50 Kjo ėshtė buka qė zbret nga qielli, qė kush tė hajė prej saj tė mos vdesė.
51 Unė jam buka e gjallė qė zbriti nga qielli. Po tė hajė njeri prej kėsaj buke do tė jetojė pėrjetė dhe vėrtet, buka qė do tė jap Unė ėshtė mishi Im, qė do ta jap pėr jetėn e botės."
52 Atėherė judenjtė filluan tė haheshin me njėri-tjetrin, duke thėnė: "Si mund tė na japė ky njeri mishin [e Vet] pėr ta ngrėnė?"
53 Atėherė Jezusi u tha: "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them, po tė mos hani mishin e Birit tė Njeriut, dhe tė mos pini gjakun e Tij, nuk do tė keni jetė brenda vetes.
54 Kush ha mishin Tim dhe pi gjakun Tim ka jetėn e amshuar dhe Unė do ta ngjall nė ditėn e fundit.
55 Sepse mishi Im ėshtė ushqim i vėrtetė dhe gjaku Im ėshtė pije e vėrtetė.
56 Kush ha mishin Tim dhe kush pi gjakun Tim mbetet nė Mua dhe Unė nė tė.
57 Ashtu si mė dėrgoi Ati qė jeton dhe Unė jetoj prej Atit, po ashtu ai qė ushqehet nė Mua, edhe ai vetė, do tė jetojė prej Meje.
58 Kjo ėshtė buka qė zbriti nga qielli; jo siē hėngrėn etėrit dhe vdiqėn. Kush ha kėtė bukė do tė jetojė pėr jetė tė jetėve."
59 Kėto tha Ai nė sinagogė, kur mėsonte njerėzit nė Kapernaum.
60 Prandaj shumė prej dishepujve tė Tij, kur e dėgjuan, thanė: "Kjo fjalė ėshtė e rėndė. Kush mund ta dėgjojė?"
61 Jezusi, duke e ditur nė vetvete qė dishepujt e Tij po pėshpėrisnin pėr kėtė, u tha: "Kjo po ju shkandullon?
62 Po sikur tė shihni Birin e Njeriut duke u ngjitur aty ku ishte mė parė?
63 Ėshtė Fryma ajo qė jep jetė. Mishi nuk vlen asgjė. Fjalėt qė ju kam folur Unė janė frymė dhe janė jetė.
64 Por midis jush ka disa qė nuk besojnė." Sepse Jezusi e dinte qė nė fillim kush ishin ata qė nuk besojnin dhe kush do ta dorėzonte.
65 Ai thoshte: "Prandaj ju kam thėnė, qė askush nuk mund tė vijė tek Unė, po tė mos i jetė dhėnė prej Atit."
66 Qė prej asaj kohe, shumė nga dishepujt e Tij u tėrhoqėn dhe nuk shkuan mė me Tė.
67 Pastaj Jezusi u tha tė dymbėdhjetėve: "Mos doni tė shkoni edhe ju?"
68 Simon Pjetri iu pėrgjigj: "Zot! Te kush tė shkojmė? Ti ke fjalė tė jetės sė amshuar.
69 Ne kemi besuar dhe e kemi kuptuar qė Ti je i Shenjti i Perėndisė."
70 Jezusi iu pėrgjigj: "A nuk ju zgjodha Unė ju tė dymbėdhjetė, dhe megjithatė njėri prej jush ėshtė djall?"
71 E kishte fjalėn pėr Judėn e Simon Iskariotit, sepse ky, njė nga tė dymbėdhjetėt, ishte ai qė do ta dorėzonte.