Home
Dhjata e Re
Gjoni


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21


Gjoni

5
1
Pas kėtyre ishte festa e judenjve dhe Jezusi u ngjit nė Jeruzalem.
2 Afėr Portės sė Dhenve nė Jeruzalem ėshtė njė pellg qė nė hebraisht quhet Betesda, qė ka pesė portikė.
3 Nė to dergjeshin njė numėr i madh njerėzish tė sėmurė, tė verbėr, tė ēalė, ulokė, qė prisnin trazimin e ujit.
4 Sepse njė engjėll, kohė pas kohe, zbriste nė pellg dhe trazonte ujin. Pastaj pas trazimit tė ujit, i pari qė hynte, shėrohej nga ēfarėdo lėngate qė tė kishte.
5 Aty ishte njė njeri qė lėngonte prej tridhjetė e tetė vjetėsh.
6 Jezusi, kur e pa kėtė tė shtrirė dhe kur e mori vesh qė ai tashmė kishte njė kohė tė gjatė, i tha: "A do qė tė shėrohesh?"
7 I lėnguari iu pėrgjigj: "Zotėri, unė nuk kam njeri qė, kur tė trazohet uji, tė mė fusė nė pellg; sapo shkoj unė, njė tjetėr zbret para meje."
8 Jezusi i tha: "Ngrihu, merr hasrėn dhe ec."
9 Ai njeri u shėrua menjėherė, mori hasrėn e vet dhe filloi tė ecte. Ishte ditė e shtunė.
10 Prandaj, judenjtė i thoshin atij qė u shėrua: "Ėshtė e shtunė dhe nuk tė lejohet qė ta marrėsh hasrėn."
11 Ai iu pėrgjigj: "Ai qė mė shėroi mė tha: ‘Merr hasrėn dhe ec’."
12 Ata e pyetėn: "Kush ėshtė Ai njeri qė tė tha: ‘Merr hasrėn dhe ec’."
13 I shėruari nuk e dinte kush ishte, sepse Jezusi ishte tėrhequr, meqė aty ishte njė turmė njerėzish.
14 Pas kėtyre, Jezusi e gjeti atė nė tempull dhe i tha: "Ja, ti u shėrove, mos bėj mė mėkat, qė tė mos tė ndodhė ndonjė gjė mė e keqe."
15 Njeriu u largua dhe u tregoi judenjve se Ai qė e shėroi, ishte Jezusi.
16 Prandaj judenjtė e pėrndiqnin Jezusin, sepse Ai i bėnte kėto tė shtunėn.
17 [Jezusi] iu pėrgjigj: "Ati Im vepron deri nė kėtė ēast, edhe Unė veproj."
18 Pėr kėtė arsye pra, judenjtė e kėrkonin edhe mė shumė pėr ta vrarė, sepse Ai jo vetėm qė kishte shkelur tė shtunėn, por edhe sepse Ai thoshte se Perėndia ishte Ati i Tij, duke e vėnė Veten njėlloj me Perėndinė.
19 Pastaj Jezusi u pėrgjigj, duke u thėnė: "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them, Biri nga ana e Vet nuk mund tė bėjė asgjė, po tė mos shohė Atin duke bėrė, sepse ēka bėn Ati, kėto i bėn po ashtu edhe Biri.
20 Sepse Ati e do Birin dhe ia tregon Atij tė gjitha qė bėn; dhe do t’i tregojė edhe punė mė tė mėdha se kėto, qė ju tė mrekulloheni.
21 Sepse ashtu si Ati ngre tė vdekurit dhe u jep jetė, po ashtu edhe Biri do t’u japė jetė atyre qė Ai do.
22 Sepse Ati nuk gjykon askėnd, por tė gjithė pushtetin pėr tė gjykuar ia ka dhėnė Birit,
23 qė tė gjithė tė nderojnė Birin siē nderojnė Atin. Ai qė nuk nderon Birin nuk nderon Atin qė e ka dėrguar Atė.
24 Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them, Ai qė dėgjon fjalėn Time, dhe i beson Atij qė mė ka dėrguar Mua, ka jetėn e amshuar dhe nuk i nėnshtrohet gjykimit, por ka kaluar nga vdekja nė jetė.
25 Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them, po vjen ora, madje tanimė ka ardhur, kur tė vdekurit do tė dėgjojnė zėrin e Birit tė Perėndisė dhe ata qė e dėgjojnė do tė jetojnė.
26 Sepse ashtu si Ati ka jetė brenda vetvetes, po ashtu i dha mundėsi edhe Birit qė tė ketė jetė brenda vetvetes.
27 I dha Atij pushtet qė tė ushtrojė gjykim, sepse Ai ėshtė Biri i Njeriut.
28 Mos u mrekulloni nga kjo, sepse po vjen ora nė tė cilėn tė gjithė ata qė janė nė varre do ta dėgjojnė zėrin e Tij
29 dhe do tė dalin. Ata qė kanė bėrė tė mira do tė ringjallen pėr tė jetuar, por ata qė kanė bėrė tė kėqija do tė ringjallen pėr t’u gjykuar.
30 Unė nga vetja Ime nuk mund tė bėj asgjė. Siē dėgjoj, ashtu gjykoj dhe gjykimi Im ėshtė i drejtė, sepse Unė nuk kėrkoj vullnetin Tim, por vullnetin e Atij qė mė ka dėrguar.
31 Po tė dėshmoja pėr Vetveten, dėshmia Ime nuk do tė ishte e vėrtetė.
32 Ėshtė njė tjetėr qė dėshmon pėr Mua; dhe e di qė dėshmia qė Ai bėn pėr Mua ėshtė e vėrtetė.
33 Ju keni dėrguar pėr tė pyetur te Gjoni, dhe ai ka dhėnė dėshmi pėr tė vėrtetėn.
34 Por Unė nuk marr dėshmi prej njeriu, por i them kėto, qė ju tė shpėtoheni.
35 Ai ishte kandili qė digjej e ndriēonte dhe ju deshėt tė gėzoheni pėr pak kohė nė dritėn e tij.
36 Por Unė kam dėshmi mė tė madhe se ajo e Gjonit, sepse punėt qė mė ka dhėnė Ati pėr t’i pėrfunduar, vetė punėt qė bėj Unė, dėshmojnė se Ati mė ka dėrguar Mua.
37 Ati, qė mė ka dėrguar, ka dėshmuar pėr Mua. Ju as e keni dėgjuar ndonjėherė zėrin e Tij, as e keni parė fytyrėn e Tij.
38 Fjala e Tij nuk banon brenda jush, sepse ju nuk i besoni Atij qė ka dėrguar Ai.
39 Ju kėrkoni nė Shkrimet, sepse mendoni qė nė to keni jetėn e amshuar dhe pikėrisht ato dėshmojnė pėr Mua.
40 Nuk doni tė vini tek Unė qė tė keni jetėn.
41 Unė nuk marr lavdi prej njerėzve.
42 Por Unė ju njoh, qė nuk keni nė vetvete dashuri pėr Perėndinė.
43 Unė kam ardhur nė emėr tė Atit Tim dhe ju nuk mė pranoni; po tė vijė njė tjetėr nė emrin e vet, atė do ta pranoni.
44 Si mund tė besoni ju, kur merrni lavdi prej njėri-tjetrit dhe nuk kėrkoni lavdinė qė vjen prej tė vetmit Perėndi?
45 Mos mendoni se Unė do t’ju padis tek Ati; Moisiu ėshtė ai qė ju padit, tek i cili ju keni shpresuar.
46 Sepse po t’i besonit Moisiut, do tė mė besonit edhe Mua, sepse ai ka shkruar pėr Mua.
47 Por nėse nuk u besoni shkrimeve tė tij, si do t’u besoni fjalėve tė Mia?"