Home
Dhjata e Re
Gjoni


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21


Gjoni

21
1
Pas kėtyre ngjarjeve Jezusi iu shfaq pėrsėri dishepujve nė detin e Tiberiadės dhe ja si u shfaq:
2 ishin bashkė Simon Pjetri, Thomai i quajtur Binjaku, Natanaili nga Kana e Galilesė, ata tė Zebedeut, dhe dy tė tjerė prej dishepujve tė Tij.
3 Simon Pjetri u tha: "Po shkoj tė zė peshq." Ata i thanė: "Po vijmė edhe ne me ty." Dolėn dhe hipėn nė lundėr. Atė natė, nuk zunė asgjė.
4 Por me tė zbardhur dita, Jezusi u shfaq nė breg; megjithatė dishepujt nuk e morėn vesh qė ishte Jezusi.
5 Jezusi atėherė u tha: "Djema, mos keni ndonjė peshk?" Ata iu pėrgjigjėn: "Jo."
6 Ai u tha: "Hidheni rrjetėn nė anėn e djathtė tė lundrės dhe do tė gjeni." Atėherė ata e hodhėn rrjetėn dhe nuk ishin mė nė gjendje ta tėrhiqnin prej sasisė sė madhe tė peshqve.
7 Pastaj dishepulli, tė cilin Jezusi e donte, i tha Pjetrit: "Ėshtė Zoti." Atėherė Simon Pjetri, kur dėgjoi se Ai ishte Zoti, hodhi pėrsipėr rrobėn, sepse ishte i zhveshur, dhe u hodh nė det.
8 Dishepujt e tjerė erdhėn me njė lundėr tė vogėl, sepse nuk ishin larg nga toka, rreth dyqind kute, duke tėrhequr rrjetėn me peshq.
9 Pastaj kur zbritėn nė tokė, panė njė zjarr me thėngjij, qė ndodhej aty, dhe njė peshk tė vėnė mbi tė dhe bukė.
10 Jezusi u tha: "Sillni nga peshqit qė sapo zutė."
11 Atėherė Simon Pjetri u ngjit dhe e nxori rrjetėn nė tokė plot me peshq tė mėdhenj, njėqind e pesėdhjetė e tre; megjithėse ishin kaq shumė, rrjeta nuk u ēa.
12 Jezusi u tha: "Ejani tė hani mėngjes." Asnjė prej dishepujve nuk guxonte ta pyeste: "Kush je Ti?", duke e ditur qė ishte Zoti.
13 Atėherė Jezusi u afrua, mori bukėn dhe ua dha atyre, edhe peshkun po ashtu.
14 Kjo ishte tashmė e treta herė qė Jezusi iu shfaq dishepujve pasi u ngjall prej tė vdekurve.
15 Pastaj si hėngrėn mėngjesin, Jezusi i tha Simon Pjetrit: "O Simon i Gjonit, a mė do mė shumė se kėta?" Ai i tha: "Po, Zot; Ti e di qė tė dua." Ai i tha: "Kulloti qengjat e Mi."
16 I tha pėrsėri pėr herė tė dytė: "O Simon i Gjonit, a mė do Mua?" Ai i tha: "Po, Zot, Ti e di qė tė dua." Ai i tha: "Ruaji dhentė e Mia."
17 I tha pėr herė tė tretė: "O Simon i Gjonit, a mė do Mua?" Pjetri u trishtua sepse Ai i tha pėr tė tretėn herė: ‘A mė do?’ dhe i tha: "Zot, Ti i di tė gjitha. Ti e di qė tė dua." Jezusi i tha: "Kulloti dhentė e Mia.
18 Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po tė them qė, kur ishe mė i ri, ngjisheshe dhe shkoje ku tė doje. Por kur tė plakesh, do tė shtrish duart dhe njė tjetėr do tė tė veshė e tė ngjeshė dhe do tė tė shpjerė atje ku nuk do."
19 E tha kėtė, duke lėnė tė kuptohej me ē’lloj vdekjeje do t’i jepte lavdi Perėndisė. Pasi tha kėtė, shtoi: "Mė ndiq."
20 Pjetri u kthye dhe pa dishepullin, qė e donte Jezusi, duke i shkuar pas, ai i cili gjatė darkės ishte mbėshtetur nė kraharorin e Tij dhe kishte thėnė: "Zot, kush ėshtė ai qė po tė tradhton?"
21 Pjetri pra, kur e pa kėtė, i tha Jezusit: "Zot, ē’do tė bėhet me kėtė?"
22 Jezusi iu pėrgjigj: "Po tė dua qė ai tė qėndrojė derisa tė vij Unė, ē’ke ti? Ti mė ndiq Mua."
23 Prandaj midis vėllezėrve u pėrhap fjala qė ai dishepull nuk do tė vdiste. Por Jezusi nuk i kishte thėnė qė ai nuk do tė vdiste, por "po tė dua qė ai tė qėndrojė derisa tė vij Unė [ē’ke ti]?"
24 Ky ėshtė dishepulli qė dėshmon pėr kėto dhe qė i ka shkruar kėto gjėra. Ne e dimė qė dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė.
25 Ka edhe gjėra tė tjera qė bėri Jezusi, tė cilat po tė shkruheshin njė nga njė, mendoj qė as bota vetė nuk do tė mjaftonte pėr tė mbajtur librat qė duheshin shkruar.