Home
Dhjata e Re
Gjoni


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21


Gjoni

18
1
Si tha kėto, Jezusi doli bashkė me dishepujt e Vet pėrtej pėrroit tė Kedronit, ku ishte njė kopsht, nė tė cilin hyri Ai dhe dishepujt e Tij.
2 Edhe Juda, ai qė do ta tradhtonte, e dinte atė vend, sepse shpeshherė Jezusi mblidhej atje bashkė me dishepujt e Vet.
3 Atėherė Juda, pasi mori njė kompani ushtarėsh si dhe disa roja prej kryepriftėrinjve e prej farizejve, shkoi atje me fenerė, pishtarė dhe armė.
4 Jezusi, duke i ditur tė gjitha gjėrat qė do t’i ndodhnin, doli pėrpara dhe u tha: "Kė kėrkoni?"
5 Ata iu pėrgjigjėn: "Jezus nazaretasin." Ai u tha: "Unė jam." Juda, ai qė po e tradhtonte, ishte bashkė me ta.
6 Por kur Ai u tha: ‘Unė jam Ai’, ata u sprapsėn dhe ranė pėrdhe.
7 Atėherė Ai i pyeti pėrsėri: "Kė kėrkoni?" Ata thanė: "Jezus nazaretasin."
8 Jezusi u pėrgjigj: "Jua thashė qė Unė jam Ai. Pra, nėse mė kėrkoni Mua, lėrini kėta tė shkojnė",
9 qė tė pėrmbushej fjala qė tha: ‘Nuk humba asnjė prej atyre qė mė dhe.’
10 Atėherė Simon Pjetri qė kishte njė shpatė, e nxori dhe e goditi shėrbėtorin e kryepriftit, duke i kėputur veshin e djathtė; shėrbėtorin e quanin Malk.
11 Por Jezusi i tha Pjetrit: "Fute shpatėn nė mill. Si tė mos e pi kupėn qė mė ka dhėnė Ati?"
12 Atėherė ushtarėt, kapiteni dhe rojat e judenjve e kapėn Jezusin dhe e lidhėn.
13 Mė parė e ēuan tek Ana, sepse ai ishte vjehrri i Kaifės, qė ishte kryeprift i atij viti.
14 Kaifa ishte ai qė kishte kėshilluar judenjtė, se ishte mė mirė tė vdiste njė njeri pėr popullin.
15 Simon Pjetri dhe njė dishepull tjetėr i shkonin pas Jezusit; ai dishepull ishte i njohur i kryepriftit dhe hyri bashkė me Jezusin nė oborrin e kryepriftit.
16 Por Pjetri qėndroi jashtė te dera. Pastaj doli dishepulli tjetėr, i njohuri i kryepriftit, foli me derėtaren dhe e futi Pjetrin brenda.
17 Pastaj shėrbėtorja, derėtarja, i tha Pjetrit: "A nuk je edhe ti nga dishepujt e kėtij njeriu?" Ai tha: "Nuk jam."
18 Shėrbėtorėt dhe rojat kishin bėrė njė zjarr, po rrinin atje dhe po ngroheshin, sepse bėnte ftohtė. Edhe Pjetri po rrinte me ta dhe po ngrohej.
19 Atėherė kryeprifti e pyeti Jezusin pėr dishepujt e Tij dhe pėr mėsimin qė jepte.
20 Jezusi iu pėrgjigj: "Unė i kam folur hapur botės. Unė gjithmonė i kam mėsuar njerėzit nė sinagogė dhe nė tempull, ku mblidhen tė gjithė judenjtė dhe nuk kam folur asgjė fshehtas.
21 Pėrse mė pyet Mua? Pyet ata qė dėgjuan ēfarė u kam thėnė. Ja, kėta i dinė ato qė thashė Unė."
22 Kur tha kėto, njė nga rojat qė po rrinte aty, i ra njė shuplakė Jezusit dhe tha: "Kėshtu i pėrgjigjesh kryepriftit?"
23 Jezusi iu pėrgjigj: "Nė qoftė se fola keq, dėshmo pėr tė keqen, por nėse fola mirė, pėrse mė qėllon?"
24 Atėherė Ana e dėrgoi tė lidhur te Kaifa, kryeprifti.
25 Simon Pjetri po rrinte aty dhe po ngrohej. Ata pra, i thanė: "Mos je edhe ti prej dishepujve tė Tij?" Ai mohoi dhe tha: "Nuk jam."
26 Njė nga shėrbėtorėt e kryepriftit, farefis i atij tė cilit Pjetri i kėputi veshin, tha: "A nuk tė pashė unė ty nė kopsht me Tė?"
27 Pėrsėri pra, Pjetri e mohoi dhe nė atė ēast kėndoi kėndezi.
28 Pastaj ata e ēuan Jezusin nga Kaifa nė godinėn e guvernatorit. Ishte mėngjes herėt dhe ata nuk kishin hyrė nė godinėn e guvernatorit, qė tė mos ndoteshin, por tė hanin Pashkėt.
29 Atėherė, Pilati doli jashtė tek ata dhe tha: "Ēfarė padie sillni kundėr kėtij njeriu?"
30 Ata u pėrgjigjėn dhe i thanė: "Po tė mos kishte bėrė tė kėqija Ky, nuk do tė ta dorėzonim ty."
31 Pastaj Pilati u tha: "Merreni ju dhe gjykojeni sipas ligjit tuaj." Judenjtė iu pėrgjigjėn: "Neve nuk na lejohet tė vrasim askėnd,"
32 qė tė pėrmbushej fjala qė tha Jezusi, kur tregoi se nga ē’lloj vdekjeje do tė vdiste.
33 Atėherė Pilati hyri pėrsėri nė godinėn e guvernatorit, thirri Jezusin dhe i tha: "A je Ti Mbreti i judenjve?"
34 Jezusi u pėrgjigj: "Prej vetes tėnde po e thua kėtė, apo ta kanė thėnė tė tjerėt pėr Mua?"
35 Pilati u pėrgjigj: "Mos jam unė jude? Kombi yt dhe kryepriftėrinjtė tė dorėzuan tek unė. Ēfarė ke bėrė?"
36 Jezusi u pėrgjigj: "Mbretėria Ime nuk ėshtė prej kėsaj bote. Po tė ishte mbretėria Ime prej kėsaj bote, shėrbėtorėt e Mi do tė luftonin qė tė mos u dorėzohesha judenjve. Por tani mbretėria Ime nuk ėshtė prej kėtej."
37 Atėherė Pilati i tha: "Pra, Ti je mbret?" Jezusi u pėrgjigj: "Ti po thua qė jam mbret. Unė pėr kėtė kam lindur dhe pėr kėtė kam ardhur nė botė, qė tė dėshmoj tė vėrtetėn. Kushdo qė ėshtė prej sė vėrtetės, dėgjon zėrin Tim."
38 Pilati i tha: "Ē’ėshtė e vėrteta?" Si e tha kėtė, doli pėrsėri tek judenjtė dhe u tha atyre: "Unė nuk gjej asnjė faj nė Tė.
39 Por midis jush ėshtė njė zakon, qė t’ju lėroj njė pėr Pashkėt. Pra, a doni ju t’ju liroj Mbretin e judenjve?"
40 Atėherė ata bėrtitėn pėrsėri, duke thėnė: "Jo kėtė por Barabanė." Barabai ishte njė kusar.