| Home Dhjata e Re Gjoni
kap 1
|
|
Gjoni |
|
17 1 Kėto foli Jezusi dhe, pasi ngriti sytė nė qiell, tha: "O Atė! Ka ardhur ora, jepi lavdi Birin Tėnd, qė Biri tė japė lavdi Ty, 2 ashtu siē i dhe pushtet mbi ēdo mish, qė Ai tu japė jetė tė amshuar tė gjithė atyre qė Ti u ke dhėnė. 3 Kjo ėshtė jeta e amshuar, qė ata tė njohin Ty, Perėndinė e vetėm tė vėrtetė dhe Jezus Krishtin, tė cilin ke dėrguar. 4 Unė tė dhashė lavdi mbi tokė, duke kryer punėn qė mė dhe pėr ta bėrė. 5 Dhe tani, mė jep lavdi o Atė, pranė vetes Tėnde, me lavdinė, tė cilėn e kisha me Ty para se tė ishte bota. 6 U tregova emrin Tėnd njerėzve qė mė dhe nga bota; ishin tė Tutė dhe mi dhe Mua; fjalėn Tėnde e kanė mbajtur. 7 Tani e kanė marrė vesh se gjithė sa mė ke dhėnė janė prej Teje. 8 Sepse fjalėt qė mė dhe ua kam dhėnė atyre. Ata i pranuan dhe e morėn vesh vėrtet qė kam dalė prej Teje dhe besuan qė Ti mė ke dėrguar. 9 Unė lutem pėr ta. Nuk lutem pėr botėn, por pėr ata qė mė ke dhėnė, sepse janė tė Tutė. 10 Tė gjitha gjėrat e Mia janė tė Tuat dhe tė Tuat janė tė Miat dhe kam marrė lavdi nė to. 11 Tani Unė nuk jam mė nė botė, por ata vetė janė nė botė dhe Unė po vij te Ti. Atė i shenjtė, ruaji ata nė emrin Tėnd, qė mė ke dhėnė, qė tė jenė njė, siē jemi ne. 12 Kur isha me ta i ruaja nė emrin Tėnd, emrin qė mė ke dhėnė. I ruajta, dhe asnjė prej tyre nuk humbi, pėrveē Birit tė humbjes, qė tė pėrmbushej Shkrimi. 13 Tani po vij tek Ti. I flas kėto nė botė, qė ata tė kenė nė vetvete gėzimin Tim tė plotė. 14 Unė u kam dhėnė fjalėn Tėnde. Bota i ka urryer, sepse ata nuk janė nga bota, ashtu si edhe Unė nuk jam nga bota. 15 Nuk po lutem qė ti heqėsh nga bota, por qė ti ruash prej tė ligut. 16 Ata nuk janė nga bota, ashtu si edhe Unė nuk jam nga bota. 17 Shenjtėroji ata me tė vėrtetėn. Fjala Jote ėshtė e vėrteta. 18 Siē mė dėrgove Mua nė botė, edhe Unė i dėrgova ata nė botė. 19 Pėr ata po shenjtėroj [Unė] veten Time, qė edhe ata tė jenė tė shenjtėruar nė tė vėrtetėn. 20 Nuk lutem vetėm pėr kėta, por edhe pėr ata qė besojnė nė Mua pėrmes fjalės sė tyre, 21 qė tė gjithė tė jenė njė, ashtu si je Ti, o Atė, tek Unė dhe Unė te Ti, qė edhe ata tė jenė te ne, qė bota tė besojė qė Ti mė ke dėrguar. 22 Unė, lavdinė qė mė ke dhėnė Mua, ua kam dhėnė atyre, qė tė jenė njė, siē jemi ne njė, 23 Unė nė ta dhe Ti nė Mua, qė tė jenė tė pėrkryer nė njė, qė bota ta marrė vesh qė Ti mė ke dėrguar dhe i ke dashur ata, siē mė ke dashur Mua. 24 O Atė, dua qė edhe ata, qė mė ke dhėnė, tė jenė me Mua ku jam Unė, qė tė shohin lavdinė Time qė mė ke dhėnė, sepse mė deshe pėrpara themelimit tė botės. 25 O Atė i drejtė, bota nuk tė ka njohur, por Unė tė kam njohur dhe kėta e kanė marrė vesh qė Ti mė ke dėrguar. 26 Ua bėra tė njohur emrin Tėnd dhe do tua bėj tė ditur, qė dashuria me tė cilėn mė ke dashur tė jetė ndėr ta dhe Unė nė ta."
|
|||