| Home Dhjata e Re Gjoni
kap 1
|
|
Gjoni |
|
14 1 "Le tė mos tronditet zemra juaj. Besoni nė Perėndinė, besoni edhe nė Mua. 2 Nė shtėpinė e Atit Tim ka shumė kthina. Po tė mos ishte kėshtu, do tjua kisha thėnė. Sepse po shkoj tė pėrgatis njė vend pėr ju. 3 Dhe po tė shkoj e tė pėrgatis njė vend pėr ju, pėrsėri do tė vij e tju marr pranė vetes Sime, qė ku jam Unė, tė jeni edhe ju. 4 Ju e dini rrugėn ku po shkoj [Unė]." 5 Thomai i tha: "Zot! Nuk e dimė ku po shkon. Si mund ta dimė ne rrugėn?" 6 Jezusi i tha: "Unė jam rruga, e vėrteta dhe jeta. Askush nuk vjen tek Ati, veēse pėrmes Meje. 7 Po tė mė kishit njohur Mua, do tė njihnit edhe Atin Tim dhe qė tani e tutje ju e njihni Atė dhe e keni parė." 8 Filipi i tha: "Zot, na e trego Atin dhe kjo na mjafton." 9 Jezusi i tha: "Ka kaq kohė qė jam me ju dhe ti nuk mė paske njohur, o Filip? Ai qė mė ka parė Mua ka parė Atin. Si thua ti vallė, na trego Atin? 10 Nuk e beson qė Unė jam nė Atin dhe Ati ėshtė nė Mua? Fjalėt qė them Unė nuk i flas nga vetja Ime, por Ati qė rri nė Mua, bėn veprat e Veta. 11 Mė besoni qė Unė jam nė Atin dhe Ati nė Mua; pėrndryshe, besoni nga vetė veprat. 12 Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them, kush beson nė Mua, edhe ai do tė bėjė ato punė qė bėj Unė. Madje mė tė mėdha se kėto do tė bėjė, sepse Unė shkoj tek Ati. 13 Ēfarėdo qė tė kėrkoni nė emrin Tim, do ta bėj, qė Ati tė marrė lavdi nė Birin. 14 Po tė mė kėrkoni diēka nė emrin Tim, Unė do ta bėj. 15 Po tė mė doni, do tė mbani porositė e Mia. 16 Unė do ti lutem Atit dhe Ai do tju japė njė tjetėr Ngushėllues, qė tė jetė pėrjetė me ju, 17 Frymėn e sė vėrtetės, tė cilėn bota nuk mund ta marrė, sepse nuk e sheh, as e njeh. Por ju e njihni, sepse me ju qėndron dhe nė ju do tė jetė. 18 Nuk do tju lė jetimė; do tė vij te ju. 19 Edhe pak dhe bota nuk mė sheh mė. Por ju do tė mė shihni; sepse Unė jetoj, edhe ju do tė jetoni. 20 Atė ditė ju do ta merrni vesh qė Unė jam nė Atin Tim, ju nė Mua dhe Unė nė ju. 21 Ai qė ka porositė e Mia dhe i mban ato, ai mė do Mua dhe ai qė mė do Mua do tė ketė dashurinė e Atit Tim dhe Unė do ta dua dhe do ti shfaq atij veten Time." 22 Juda, jo ai Iskarioti, i tha: "Zot! E si ka pėr tė ndodhur qė Ti do tė na shfaqesh neve dhe jo botės?" 23 Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: "Po tė mė dojė njeri, ai do tė mbajė fjalėn Time. Ati Im do ta dojė dhe do tė vijmė tek ai e do tė bėjmė banesė me tė. 24 Ai qė nuk mė do, nuk i mban fjalėt e Mia. Fjala qė dėgjoni nuk ėshtė Imja, por e Atit qė mė ka dėrguar Mua. 25 Ju kam folur kėto gjėra, duke qėndruar me ju. 26 Por Ngushėlluesi, Fryma e Shenjtė, tė cilin Ati do ta dėrgojė nė emrin Tim, do tjua mėsojė tė gjitha dhe do tjua kujtojė tė gjitha ato qė ju thashė [Unė]. 27 Paqe po ju lė, paqen Time po ju jap. Unė jua jap, jo siē e jep bota. Tė mos ju tronditet zemra, as tė mos trembet. 28 Keni dėgjuar qė ju kam thėnė: Po shkoj dhe do tė vij te ju. Po tė mė donit, do tė gėzoheshit, sepse shkoj tek Ati, sepse Ati ėshtė mė i madh se Unė. 29 Jua thashė tani pėrpara se tė ndodhė, qė kur tė ndodhė, tė besoni. 30 Nuk do tė flas mė shumė me ju, sepse po vjen i pari i botės. Nuk ka asnjė pushtet mbi Mua. 31 Por duhet ta dijė bota qė Unė e dua Atin dhe bėj ashtu siē mė ka porositur Ati. Ngrihuni. Le tė largohemi prej kėtej."
|
|||