Home
Dhjata e Re
Gjoni


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6
kap 7
kap 8
kap 9
kap 10
kap 11
kap 12
kap 13
kap 14
kap 15
kap 16
kap 17

kap 18
kap 19
kap 20
kap 21


Gjoni

12
1
Pastaj Jezusi, gjashtė ditė para Pashkėve, erdhi nė Betani, ku ishte Llazari, tė cilin Jezusi e kishte ngjallur prej tė vdekurve.
2 Ata ia bėnė darkėn atje; Marta shėrbente dhe njė nga ata qė ishin shtruar pėr tė ngrėnė me Tė ishte edhe Llazari.
3 Pastaj Maria mori njė litėr vaj erėmirė prej livande tė papėrzier, shumė tė shtrenjtė, dhe i leu me vaj kėmbėt Jezusit dhe me flokėt e vet i fshiu kėmbėt; shtėpia u mbush me aromėn e vajit erėmirė.
4 Judė Iskarioti, njėri nga dishepujt e Tij, ai qė do ta dorėzonte, tha,
5 "Pėrse nuk u shit ky vaj erėmirė pėr treqind denarė dhe t’u jepej tė vobektėve?"
6 E tha kėtė jo sepse shqetėsohej pėr tė vobektit, por sepse ishte vjedhės dhe duke pasur qesen mbante ato qė shtiheshin nė tė.
7 Pastaj Jezusi tha: "Lėreni, qė ta ruajė pėr ditėn e varrimit Tim.
8 Sepse tė varfrit i keni gjithmonė me vete, por Mua nuk do tė mė keni gjithmonė."
9 Njė turmė e madhe judenjsh e mori vesh qė Ai ėshtė atje dhe erdhėn jo vetėm pėr Jezusin, por qė tė shihnin edhe Llazarin, tė cilin Ai e ngriti prej tė vdekurve.
10 Por kryepriftėrinjtė morėn vendim qė ta vrisnin edhe Llazarin,
11 sepse nga shkaku i tij po u iknin shumė judenj dhe po besonin te Jezusi.
12 Tė nesėrmen, turma e madhe qė kishte ardhur nė festė, kur dėgjuan qė po vinte Jezusi nė Jeruzalem,
13 morėn degė palmash dhe dolėn pėr ta takuar dhe thėrrisnin: "Hosana! I bekuar ėshtė ai qė vjen nė emėr tė Zotit! I bekuar ėshtė Mbreti i Izraelit!"
14 Jezusi gjeti njė kėrriē dhe u ul mbi tė, siē ėshtė shkruar,
15 "Mos ki frikė, o bija e Sionit. Ja, mbreti yt po vjen, i ulur mbi njė kėrriē."
16 Dishepujt pra, nė fillim nuk i morėn vesh kėto, por kur Jezusi mori lavdi, atėherė ata u kujtuan qė kėto ishin shkruar pėr Tė dhe kėto gjėra ia kishin bėrė Atij.
17 Kėshtu turma qė ishte me Tė kur Ai e thirri Llazarin tė dilte nga varri dhe e ngriti prej tė vdekurve, dėshmoi pėr Tė.
18 Prandaj turma shkoi pėr ta takuar, sepse e kishte dėgjuar qė Ai kishte bėrė kėtė shenjė.
19 Atėherė farizejtė thanė midis tyre: "E shihni, nuk po fitoni asgjė. Ja, bota po shkon pas Tij."
20 Midis atyre qė u ngjitėn pėr tė adhuruar gjatė festės, ishin disa grekė.
21 Kėta pra, erdhėn te Filipi, qė ishte nga Betsaida e Galilesė dhe filluan ta pyesin e t’i thonė: "Zotėri, duam tė shohim Jezusin."
22 Filipi shkoi e ia tha Andreas; Andrea e Filipi erdhėn dhe i thanė Jezusit.
23 Jezusi u pėrgjigj, duke thėnė: "Ka ardhur ora qė Biri i Njeriut tė marrė lavdi.
24 Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė po ju them, po tė mos bjerė pėrdhe kokrra e grurit e tė mos vdesė, ajo mbetėt e vetme, por po tė vdesė, jep shumė fryt.
25 Ai qė e do jetėn e vet, e humbet atė dhe ai qė e urren jetėn e vet nė kėtė botė, do ta ruajė pėrjetė.
26 Nėse dikush mė shėrben, le tė mė ndjekė dhe atje ku jam Unė, aty do tė jetė edhe shėrbėtori Im. Nėse dikush mė shėrben, do tė nderohet prej Atit.
27 Tani shpirti Im ėshtė i shqetėsuar. Ēfarė tė them? O Atė, mė shpėto nga nga kjo orė? Por pėr kėtė kam ardhur nė kėtė orė.
28 O Atė, jepi lavdi emrit Tėnd." Pastaj njė zė erdhi nga qielli: "Jo vetėm qė i kam dhėnė lavdi, por edhe do t’i jap pėrsėri lavdi."
29 Atėherė turma qė kishte qėndruar dhe dėgjuar, thoshte se ishte bubullimė; tė tjerė thoshin: "I foli njė engjėll."
30 Jezusi u pėrgjigj dhe tha: "Ky zė nuk erdhi pėr Mua, por pėr ju.
31 Tani ėshtė gjykimi i kėsaj bote. Tani i pari i kėsaj bote do tė flaket jashtė.
32 Dhe Unė, kur tė ngrihem lart prej dheut, do t’i tėrheq tė gjithė pranė vetes."
33 Kėtė e thoshte pėr tė treguar nga ē’lloj vdekjeje do tė vdiste.
34 Pastaj turma iu pėrgjigj: "Ne kemi dėgjuar prej Ligjit qė Krishti mbetet pėrjetė. Si thua Ti qė Biri i Njeriut duhet tė ngrihet lart? Kush ėshtė ky Biri i Njeriut?"
35 Atėherė Jezusi u tha: "Edhe pėr pak kohė ėshtė drita ndėr ju. Ecni sa keni dritėn, se mos ju zė errėsira. Ai qė ecėn nė errėsirė nuk e di se ku shkon.
36 Sa keni dritėn, besoni nė dritėn, qė tė bėheni bijtė e dritės." Kėto foli Jezusi dhe u largua e u fsheh prej tyre.
37 Megjithėse kishte bėrė kaq shumė shenja para tyre, ata nuk besonin tek Ai,
38 qė tė pėrmbushej fjala e profetit Isaia, qė kishe thėnė: ‘Zot, kush i besoi asaj qė thamė ne. Kujt iu zbulua krahu i Zotit?’
39 Prandaj nuk mund tė besonin, sepse Isaia kishte thėnė pėrsėri:
40 "U ka verbuar sytė dhe u ka ashpėrsuar zemrėn, se mos shohin me sy, kuptojnė me zemėr, kthehen dhe t’i shėroj."
41 Kėto tha Isaia, kur pa lavdinė e Tij dhe foli pėr Tė.
42 Megjithatė edhe prej krerėve, shumė besuan nė Tė, por nga shkaku i farizejve nuk e pohonin, se mos i pėrjashtonin nga sinagoga,
43 sepse ata deshėn mė shumė lavdinė e njerėzve sesa lavdinė e Perėndisė.
44 Atėherė Jezusi thirri dhe tha: "Ai qė beson nė Mua, nuk beson nė Mua, por nė Atė qė mė ka dėrguar.
45 Ai qė mė sheh Mua, sheh Atė qė mė ka dėrguar Mua.
46 Unė kam ardhur si drita pėr botėn, qė kushdo qė beson nė Mua tė mos mbetet nė errėsirė.
47 Po t’i dėgjojė njeri fjalėt e Mia, dhe tė mos i mbajė, Unė nuk e gjykoj, sepse nuk kam ardhur qė tė gjykoj botėn, por qė ta shpėtoj botėn.
48 Ka njė qė gjykon atė qė mė hedh Mua poshtė dhe nuk i pranon fjalėt e Mia. Fjala qė kam folur, ajo do ta gjykojė ditėn e fundit,
49 sepse Unė nuk kam folur prej vetes Sime, por Ai qė mė dėrgoi Mua, Ati, Ai mė ka porositur ēfarė tė them dhe ēfarė tė flas.
50 Dhe e di qė porosia e Tij ėshtė jeta e amshuar. Pra, ato qė flas Unė, i flas ashtu siē m’i ka thėnė Ati."