1
1
Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte me Perėndinė dhe Fjala ishte
Perėndi.
2 Ky ishte nė fillim me Perėndinė.
3 Tė gjitha u bėnė nėpėrmjet Tij dhe pa Tė nuk u
bė asnjė gjė, qė ėshtė bėrė.
4 Nė Tė ishte jeta dhe jeta ishte drita e njerėzve.
5 Drita shndrit nė errėsirė dhe errėsira nuk e
mposhti.
6 Ishte njė njeri i dėrguar nga Perėndia, qė e
kishte emrin Gjon.
7 Ky erdhi pėr dėshmim, pėr tė dėshmuar pėr
dritėn, qė tė gjithė tė mund tė besonin nėpėrmjet tij.
8 Ai nuk ishte drita, por u dėrgua qė tė
dėshmonte pėr dritėn.
9 Drita e vėrtetė, qė ndriēon ēdo njeri, po vinte
nė botė.
10 Ishte nė botė dhe bota u bė prej Tij, por bota
nuk e njohu.
11 Erdhi tek tė vetėt dhe tė vetėt nuk e pranuan.
12 Por ata qė e pranuan, atyre Ai u dha pushtet tė
bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e Tij,
13 tė cilėt nuk lindėn prej gjaku, as prej
vullnetit tė mishit, as prej vullnetit tė njeriut, por nga Perėndia.
14 Fjala u bė mish dhe banoi ndėr ne dhe ne e pamė
lavdinė e Tij, lavdi si ajo e tė vetėmlindurit prej Atit, plot hir e
vėrtetėsi.
15 Gjoni dėshmoi pėr Tė dhe bėrtiti, duke thėnė:
"Ky ishte Ai pėr tė cilin thashė: Ai qė vjen pas meje
ėshtė mbi mua, sepse ishte pėrpara meje."
16 Sepse prej plotėsisė sė Tij morėm ne tė
gjithė hir mbi hir.
17 Sepse Ligji u dha nėpėrmjet Moisiut, ndėrsa hiri
dhe e vėrteta erdhėn nėpėrmjet Jezus Krishtit.
18 Askush nuk e ka parė ndonjėherė Perėndinė; i
vetėmlinduri Perėndi, qė ėshtė nė gjirin e Atit, Ai e ka bėrė
tė njohur.
19 Kjo ėshtė dėshmia e Gjonit, kur judenjtė nga
Jeruzalemi i dėrguan priftėrinj dhe levitė pėr ta pyetur: "Kush
je ti?"
20 Ai rrėfeu e nuk mohoi; dhe pranoi: "Unė nuk
jam Krishti."
21 Ata e pyetėn: "Ēfarė je atėherė? A
je ti Elia?" Ai tha: "Nuk jam." "A je ti
profeti?" Ai u pėrgjigj: "Jo."
22 Atėherė ata i thanė: "Ti kush je? Qė tu
japim pėrgjigje atyre qė na dėrguan. Ēthua ti pėr veten
tėnde?"
23 Ai tha: "Unė jam zėri i atij qė thėrret
nė shkretėtirė: Drejtoni rrugėn e Zotit, siē tha profeti
Isaia."
24 Ata ishin dėrguar nga farizenjtė.
25 E pyetėn dhe i thanė: "Atėherė pėrse
pagėzon, nėse ti nuk je Krishti, as Elia, as Profeti?"
26 Gjoni iu pėrgjigj dhe tha: "Unė pagėzoj me
ujė, por midis jush qėndron Ai qė ju nuk e njihni.
27 Ėshtė Ai qė vjen pas meje, gjalmet e
sandaleve tė tė cilit unė nuk jam i denjė ti zgjidh."
28 Kėto gjėra ndodhėn nė Betani pėrtej Jordanit,
ku Gjoni ishte duke pagėzuar.
29 Tė nesėrmen ai pa Jezusin duke ardhur drejt tij
dhe tha: "Ja, qengji i Perėndisė qė heq mėkatin e botės.
30 Ky ėshtė Ai pėr tė cilin thashė unė: Pas
meje vjen njė njeri i cili ėshtė mbi mua, sepse ishte para meje.
31 Unė nuk e njihja; prandaj erdha duke pagėzuar me
ujė, qė Ai ti shfaqet Izraelit."
32 Gjoni dėshmoi, duke thėnė: "E pashė
Frymėn qė zbriti si njė pėllumb prej qiellit dhe qėndroi mbi Tė.
33 Unė nuk e njihja, por Ai qė mė dėrgoi pėr tė
pagėzuar me ujė, mė tha: Ai mbi tė cilin do tė shohėsh Frymėn
tė zbresė e tė qėndrojė mbi Tė, ky ėshtė Ai qė pagėzon me
Frymėn e Shenjtė.
34 Unė e pashė dhe dėshmova qė ky ėshtė Biri i
Perėndisė."
35 Gjoni qėndroi edhe tė nesėrmen bashkė me dy
prej dishepujve tė tij.
36 Duke vėshtruar Jezusin tek po shkonte, ai tha:
"Ja Qengji i Perėndisė!"
37 Tė dy dishepujt e tij e dėgjuan kur po fliste dhe
i shkuan Jezusit pas.
38 Jezusi u kthye dhe, kur i pa ata duke i vajtur pas,
u tha: "Ēfarė kėrkoni?" Ata i thanė: "Rabbi (qė e
pėrkthyer do tė thotė Mjeshtėr), ku rri Ti?"
39 Ai u tha: "Ejani e shikoni." Atėherė
ata shkuan dhe panė se ku rrinte dhe atė ditė qėndruan me Tė; ishte
rreth orės sė dhjetė.
40 Njėri prej tė dyve qė e kishin dėgjuar kėtė
prej Gjonit dhe qė i shkuan Atij pas, ishte Andrea, vėllai i Simon
Pjetrit.
41 Sė pari, ky gjeti vėllanė e vet, Simonin, dhe i
tha: "Kemi gjetur Mesinė, (qė, e pėrkthyer, do tė thotė
Krishti").
42 Ai e ēoi tek Jezusi. Jezusi, me ta parė, tha:
"Ti je Simoni, biri i Gjonit; ti do tė quhesh Kefa" (qė
pėrkthehet Pjetėr).
43 Tė nesėrmen Jezusi deshi tė shkonte nė Galile.
Gjeti Filipin dhe i tha: "Mė ndiq."
44 Filipi ishte nga Betsaida, nga qyteti i Andreas dhe
i Pjetrit.
45 Filipi gjeti Natanailin dhe i tha: "Kemi
gjetur Atė pėr tė cilin shkroi Moisiu nė Ligj si edhe profetėt,
Jezusin e Nazaretit, birin e Jozefit."
46 Natanaili i tha: "A mund tė dalė ndonjė e
mirė nga Nazareti?" Filipi i tha: "Eja e shiko".
47 Jezusi e pa Natanailin qė po vinte tek Ai dhe tha
pėr tė: "Ja vėrtet njė izraelit, tek i cili nuk ka
mashtrim!"
48 Natanaili i tha: "Nga mė njeh Ti mua?"
Jezusi u pėrgjigj e i tha: "Tė pashė, kur ishe nėn fik,
pėrpara se tė thėrriste Filipi."
49 Natanaili iu pėrgjigj: "Rabbi, Ti je Biri i
Perėndisė. Ti je Mbreti i Izraelit."
50 Jezusi u pėrgjigj dhe i tha: "Ti besove,
ngaqė tė thashė, se tė pashė nėn fik? Gjėra mė tė mėdha se
kėto do tė shohėsh"
51 dhe i tha: "Me tė vėrtetė, me tė vėrtetė
po ju them, do tė shihni qiellin tė hapur dhe engjėjt e Perėndisė
duke u ngjitur e duke zbritur mbi Birin e Njeriut".
|