Home
Dhjata e Re
Galatasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6


Galatasve

5
1
Pėr lirinė na ēliroi Krishti. Qėndroni fort pra, dhe mos hyni pėrsėri nėn zgjedhėn e robėrisė.
2 Ja unė, Pali, ju them se po tė bėni rrethprerjen, Krishti nuk do tė ketė asnjė vlerė pėr ju.
3 I dėshmoj pėrsėri ēdo njeriu qė rrethpritet, se ai ėshtė i detyruar tė zbatojė tė tėrė Ligjin.
4 Ju, qė pėrpiqeni tė shfajėsoheni me anė tė ligjit, jeni larguar nga Krishti; ju jeni shkėputur nga hiri.
5 Sepse ne, me anė tė besimit, po presim me padurim nėpėrmjet Frymės drejtėsinė pėr tė cilėn shpresojmė.
6 Sepse nė Krishtin Jezus nuk ka asnjė vlerė as rrethprerja as parrethprerja, por besimi qė vepron nėpėrmjet dashurisė.
7 Ju po vraponit mirė; kush ju pengoi qė tė mos i bindeni sė vėrtetės?
8 Kjo bindje nuk vjen prej Atij qė ju thėrret.
9 Pak maja e zė tė gjithė brumin.
10 Kam bindje nė Zotin pėr ju, se ju nuk do tė mendoni ndryshe; por ai qė ju prish mendjen, kushdo qoftė, do tė vuajė dėnimin e tij.
11 Por mua, vėllezėr, nėse ende predikoj rrethprerjen, pėrse vazhdojnė tė mė pėrndjekin? Atėherė shkandulli i kryqit paska rėnė poshtė.
12 Do tė doja qė ata qė ju shqetėsojnė, tė gjymtoheshin vetė.
13 Sepse ju, vėllezėr, u thirrėt pėr tė qenė tė lirė; vetėm mos e pėrdorni lirinė pėr tė kėnaqur mishin, por shėrbejini njėri-tjetrit nėpėrmjet dashurisė.
14 Sepse i gjithė Ligji ėshtė pėrmbledhur nė njė thėnie, nė atė qė "Do ta duash tė afėrmin tėnd si veten tėnde."
15 Por, nėse kafshoni dhe hani njėri-tjetrin, kini kujdes se mos gllabėroheni nga njėri-tjetri.
16 Dua tė them, ecni sipas Frymės dhe nuk do tė kėnaqni aspak dėshirėn e mishit.
17 Sepse mishi ka dėshira tė kundėrta me Frymėn dhe Fryma tė kundėrta me mishin; sepse kėta janė nė kundėrvėnie me njėri-tjetrin, qė ju tė mos bėni ato qė doni.
18 Por nėse udhėhiqeni prej Frymės, ju nuk jeni nėn Ligj.
19 Veprat e mishit janė tė dukshme; ato janė: imoraliteti, fėlliqėsia, shthurja,
20 idhujtaria, magjistaria, armiqėsitė, grindja, xhelozia, zemėrimet, zėnkat, pėrēarjet, ndarjet,
21 smirat, tė dehurit, zdėrhalljet dhe tė tjerat si kėto, pėr tė cilat po ju paralajmėroj, siē edhe ju kam paralajmėruar, se ata qė bėjnė gjėra tė tilla, nuk do tė trashėgojnė mbretėrinė e Perėndisė.
22 Por fryti i Frymės ėshtė dashuri, gėzim, paqe, durim, mirėsi, zemėrgjerėsi, besim,
23 butėsi, vetėpėrmbajtje; kundėr kėtyre gjėrave nuk ka ligj.
24 Ata qė janė tė Krishtit Jezus, kanė kryqėzuar mishin me epshet dhe dėshirat.
25 Nėse jetojmė sipas Frymės, sipas Frymės duhet edhe tė ecim.
26 Tė mos bėhemi mburracakė, duke ngacmuar njėri-tjetrin dhe duke pasur smirė pėr njėri-tjetrin.