4
1
Dua tė them se pėr sa kohė qė trashėgimtari ėshtė fėmijė, nuk
ka asnjė ndryshim nga skllavi, megjithėse ėshtė zot i gjithēkaje.
2 Ai ėshtė nėn mbikėqyrjen e kujdestarėve dhe tė
administratorėve deri nė ditėn qė ka caktuar i ati.
3 Po kėshtu edhe ne, sa ishim tė mitur, ishim
skllevėr tė elementėve tė botės.
4 Por kur u plotėsua koha, Perėndia dėrgoi Birin e
Vet, tė lindur nga njė grua, tė lindur nėn Ligj,
5 qė ti ēlirojė me anė tė shpengimit ata qė
ishin nėn Ligj, qė tė merrnim birėsimin.
6 Meqė ju jeni bij, Perėndia ka dėrguar Frymėn e
Birit tė Vet nė zemrat tona, Frymėn qė thėrret: "Abba! O
Atė!"
7 Kėshtu nuk je mė skllav, por bir; dhe, pėrderisa
je bir, je gjithashtu trashėgimtar nėpėrmjet Perėndisė.
8 Dikur, kur nuk e njihnit Perėndinė, ju ishit
skllevėr tė atyre qė prej natyre nuk janė perėndi.
9 Por tani, qė e njihni Perėndinė dhe pėr mė
tepėr qė u njohėt nga Perėndia, si po ktheheni pėrsėri tek
elementėt e dobėt dhe mjeranė, tė cilėve doni tu bėheni
skllevėr edhe njė herė nga e para?
10 Ju kremtoni ditė, muaj, stinė dhe vite tė
veēanta.
11 Kam frikė pėr ju, se mos jam munduar mė kot me
ju.
12 Ju lutem, vėllezėr, bėhuni si unė, sepse edhe
unė si ju u bėra. Asgjė tė keqe nuk mė keni bėrė.
13 Ju e dini se u bė shkak njė sėmundje e trupit
qė ju predikova ungjillin herėn e parė.
14 Edhe pse sėmundja e trupit tim ishte sprovė pėr
ju, nuk mė pėrbuzėt dhe as mė pėrēmuat. Pėrkundrazi, mė pranuat
sikur tė isha engjėll i Perėndisė, sikur tė isha Krishti Jezus.
15 Ēu bė gjithė ai gėzim qė kishit? Mund tė
dėshmoj pėr ju, se po tė kishte qenė e mundur, do ti kishit
nxjerrė sytė tuaj dhe do tė mi kishit dhėnė mua.
16 Qenkam bėrė pra, armiku juaj duke ju thėnė tė
vėrtetėn?
17 Ata tregohen tė zellshėm pėr ju, jo pėr tė
mirė, por duan tju largojnė prej nesh, qė tė jeni tė zellshėm
pėr ta.
18 Por ėshtė mirė tė jesh gjithmonė i zellshėm
pėr tė mirė dhe jo vetėm kur jam i pranishėm me ju.
19 Bijtė e mi, pėr tė cilėt po heq pėrsėri
dhimbje lindjeje derisa Krishti tė formohet nė ju,
20 sa do tė doja tė isha me ju tani dhe tė
ndryshoja tonin, sepse nuk di ētė mendoj pėr ju.
21 Mė thoni, ju qė doni tė jeni nėn ligj, a nuk e
dėgjoni ligjin?
22 Sepse ėshtė shkruar qė Abrahami kishte dy djem,
njė prej skllaveje dhe njė prej gruaje tė lirė.
23 Biri i tij nga skllavja kishte lindur sipas mishit,
ndėrsa ai nga gruaja e lirė kishte lindur nėpėrmjet
premtimit.
24 Kėto janė me kuptim tė figurshėm, sepse gratė
pėrfaqėsojnė dy besėlidhje, njėra nga mali Sinai, qė lind fėmijė
qė do tė bėhen skllevėr; kjo ėshtė Agari.
25 Agari pėrfaqėson malin Sinai nė Arabi dhe i
pėrgjigjet Jeruzalemit tė sotėm, qė nė tė vėrtetė ėshtė nė
robėri me bijtė e vet.
26 Por Jeruzalemi, qė ėshtė lart, ėshtė i
lirė dhe ėshtė nėna jonė.
27 Sepse ėshtė shkruar: "Gėzohu, o grua
shterpė, ti qė nuk lind. Shpėrthe dhe bėrtit, ti qė nuk ndien
dhimbje lindjeje; sepse mė tė shumtė janė fėmijėt e gruas sė
braktisur sesa tė asaj qė ka burrė."
28
Dhe ju vėllezėr, ashtu si Isaku, jeni fėmijė tė premtimit.
29 Por ashtu si atėherė ai qė kishte lindur sipas
mishit e pėrndoqi atė qė kishte lindur sipas Frymės, po ashtu
ndodh edhe tani.
30 Por ēfarė thotė Shkrimi? "Flake gruan
skllave dhe birin e saj, sepse biri i skllaves kurrė nuk do tė jetė
trashėgimtar me birin e gruas sė lirė."
31 Kėshtu, vėllezėr, nuk jemi fėmijė tė gruas
skllave, por tė gruas sė lirė.
|