Home
Dhjata e Re
Galatasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6


Galatasve

3
1
O galatas tė marrė! Kush ju ka magjepsur? Mu pėrpara syve tuaj Jezus Krishti u paraqit i kryqėzuar.
2 Vetėm kėtė dua tė mėsoj prej jush: prej veprave tė Ligjit e morėt Frymėn, apo duke besuar mesazhin qė dėgjuat?
3 Kaq tė marrė jeni? E filluat me Frymėn dhe tani po pėrpiqeni tė pėrsoseni me anė tė mishit?
4 Tė gjitha kėto vuajtje i paskeni pėsuar mė kot? Sikur tė ishin vėrtet kot.
5 Ai pra, qė ju siguron Frymėn dhe bėn mrekullira midis jush, i bėn sepse respektoni veprat e Ligjit apo sepse ju besoni nė atė qė dėgjuat?
6 Siē ndodhi me Abrahamin: ai i besoi Perėndisė dhe kjo iu llogarit si drejtėsi.
7 Dijeni pra, se bij tė Abrahamit janė ata qė vijnė prej besimit.
8 Shkrimi, duke parashikuar se Perėndia i shfajėson kombet me anė tė besimit, ia shpalli mė parė lajmin e mirė Abrahamit, duke thėnė: "Nė ty do tė bekohen tė gjitha kombet."
9 Kėshtu, ata qė kanė besimin, bekohen bashkė me Abrahamin, njeriun e besimit.
10 Tė gjithė ata qė mbėshteten nė veprat e Ligjit, janė nėn mallkim, sepse ėshtė shkruar: "I mallkuar ėshtė cilido qė nuk u pėrmbahet tė gjitha atyre qė janė shkruar nė librin e ligjit, pėr t’i vėnė ato nė jetė."
11 Ėshtė e qartė se askush nuk shfajėsohet me anė tė ligjit pėrpara Perėndisė, se "I drejti do tė jetojė prej besimit."
12 Ligji nuk mbėshtetet nė besimin; pėrkundrazi, thotė qė "Ai qė i bėn kėto gjėra, do tė jetojė nėpėrmjet tyre."
13 Krishti na ēliroi me anė tė shpengimit nga mallkimi i Ligjit, duke u bėrė mallkim pėr ne, sepse ėshtė shkruar: "I mallkuar ėshtė cilido qė varet nė dru."
14 Na ēliroi qė bekimi i Abrahamit tė shkonte ndėr kombet me anė tė Krishtit Jezus, qė ne tė merrnim premtimin e Frymės nėpėrmjet besimit.
15 Vėllezėr, po flas me gjuhėn e njerėzve. Edhe besėlidhjen, megjithėse del nga njeriu, me t’u miratuar, askush nuk e hedh poshtė apo i shton gjė.
16 Premtimet iu thanė Abrahamit dhe farės sė tij. Nuk thotė: "Atyre tė farės: "si tė ishin shumė, por si tė ishte njė: "Farės sate", qė do tė thotė Krishtit.
17 Kėtė dua tė them: Ligji, qė ka ardhur pas katėrqind e tridhjetė vjetėsh, nuk e shfuqizon dot besėlidhjen e miratuar qė mė parė prej Perėndisė, dhe me kėtė tė zhvlerėsojė premtimin.
18 Sepse po tė varej trashėgimia nga ligji, atėherė nuk do tė vinte mė nga premtimi; por Perėndia ia dhuroi Abrahamit nėpėrmjet premtimit.
19 Pėrse atėherė u dha Ligji? U shtua pėr shkak tė shkeljeve, derisa tė vinte fara sė cilės i ishte bėrė premtimi. Ligji hyri nė fuqi nėpėrmjet engjėjve me anė tė njė ndėrmjetėsi.
20 Megjithatė, ndėrmjetėsi nuk pėrfaqėson vetėm njė palė; por Perėndia ėshtė njė i vetėm.
21 Atėherė Ligji qenka kundėr premtimeve tė Perėndisė? Larg qoftė! Sepse po tė jepej njė ligj, qė tė mund tė jepte jetė, atėherė drejtėsia do tė buronte vėrtet prej ligjit.
22 Por Shkrimi i ka pėrmbledhur tė gjithė nėn mėkat, qė premtimi, qė u dha nėpėrmjet besimit nė Jezus Krishtin, t’u jepej atyre qė besojnė.
23 Por pėrpara se tė vinte besimi, ligji na mbante si tė burgosur, tė mbyllur brenda, derisa tė zbulohej besimi qė do tė vinte mė vonė.
24 Kėshtu Ligji ishte mėsuesi ynė pėr te Krishti, qė ne tė shfajėsoheshim me anė tė besimit.
25 Por tani qė besimi ka ardhur, nuk jemi mė nėn kujdesin e ndonjė mėsuesi.
26 Sepse tė gjithė jeni bij tė Perėndisė nėpėrmjet besimit nė Krishtin Jezus.
27 Sepse tė gjithė ju qė jeni pagėzuar nė Krishtin, jeni tė veshur me Krishtin.
28 Nuk ka mė as jude as grek, nuk ka mė as skllav as tė lirė, nuk ka mė as burrė as grua, sepse tė gjithė ju jeni njė nė Krishtin Jezus.
29 Po t’i pėrkisni Krishtit, atėherė jeni pasardhės tė Abrahamit, trashėgimtarė sipas premtimit.