Home
Dhjata e Re
Galatasve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6


Galatasve

2
1
Pastaj, pas katėrmbėdhjetė vjetėsh, u ngjita pėrsėri nė Jeruzalem, kėtė herė me Barnabėn, duke marrė me vete edhe Titin.
2 U ngjita atje sipas njė zbulese dhe ua shfaqa atyre ungjillin qė predikoj ndėr kombet, por vetėm pėr vetėm atyre qė ishin me emėr, qė tė mos rrezikoja tė bridhja ose tė kisha bredhur mė kot.
3 Por as Titi qė ishte me mua, megjithėse ishte grek, nuk u detyrua tė rrethpritej.
4 Dhe kjo pėr shkak tė disa vėllezėrve tė rremė, tė cilėt kishin futur tinėz nė radhėt tona pėr tė spiunuar lirinė qė kemi nė Krishtin Jezus dhe pėr tė na vėnė nė robėri.
5 Pėr asnjė ēast nuk iu nėnshtruam, qė e vėrteta e ungjillit tė mbetet te ju.
6 Por ata qė ishin me emėr (kushdo qė tė ishin, pėr mua nuk ka rėndėsi; Perėndia nuk i mban anėn askujt) nuk mė shtuan asgjė.
7 Pėrkundrazi, ata e panė se mua mė ishte besuar ungjilli pėr tė parrethprerėt, siē i ishte besuar Pjetrit ungjilli pėr tė rrethprerėt.
8 (Sepse Perėndia qė kishte vepruar te Pjetri, qė tė shėrbente si apostull pėr tė rrethprerėt, veproi edhe tek unė pėr kombet.)
9 Jakobi, Kefa dhe Gjoni, qė mbaheshin si shtylla, kur e njohėn hirin qė mė ishte dhėnė, mė dhanė mua dhe Barnabės dorėn e djathtė si shenjė shoqėrimi, qė ne tė shkonim te kombet dhe ata tek tė rrethprerėt.
10 Donin vetėm qė ne tė kujtonim tė varfrit, pikėrisht atė qė unė mezi prisja ta bėja.
11 Por, kur erdhi Kefa nė Antioki, iu kundėrvura ballė pėr ballė, sepse ishte pėr t’u qortuar.
12 Sepse, para se tė vinin disa veta nga Jakobi, ai hante bashkė me kombet. Por kur erdhėn ata, ai filloi tė tėrhiqej e tė veēohej, sepse i kishte frikė ata tė rrethprerjes.

13 Pjesa tjetėr e judenjve u shtir bashkė me tė, aq sa edhe Barnaba u josh gabimisht nga hipokrizia e tyre.
14 Por kur e pashė qė ata nuk ecnin drejt sipas sė vėrtetės sė ungjillit, i thashė Kefės pėrpara tė gjithėve: "Nėse ti, qė je jude, jeton si ata tė kombeve dhe jo si jude, si mund t’i detyrosh kombet tė jetojnė si judenj?
15 Ne qė jemi judenj prej natyre dhe jo mėkatarė siē janė ata midis kombeve,
16 duke ditur se njeriu nuk shfajėsohet nga veprat e Ligjit, por nėpėrmjet besimit nė Jezus Krishtin, edhe ne kemi besuar nė Krishtin Jezus, qė tė shfajėsohemi me anė tė besimit nė Krishtin dhe jo me anė tė veprave tė Ligjit, meqenėse nga veprat e Ligjit askush nuk do tė shfajėsohet.
17 Por nėse del qė edhe vetė ne, ndėrsa kėrkojmė tė shfajėsohemi nė Krishtin, jemi mėkatarė, mos do tė thotė kjo se Krishti i shėrben mėkatit? Larg qoftė!
18 Sepse, po tė ndėrtoj pėrsėri ato qė kam rrėzuar, kjo mė bėn shkelės.
19 Sepse nėpėrmjet Ligjit unė u ktheva nė njeri tė vdekur pėr Ligjin, qė tė jetoj pėr Perėndinė. Bashkė me Krishtin u kryqėzova.
20 Nuk jam unė ai qė jetoj ende, por ėshtė Krishti qė jeton nė mua; jetėn, qė jetoj tani nė mish, e jetoj me anė tė besimit nė Birin e Perėndisė, qė mė deshi dhe dha Veten e Tij pėr mua.
21 Nuk e hedh poshtė hirin e Perėndisė, sepse po tė arrihej drejtėsia nėpėrmjet Ligjit, atėherė Krishti vdiq mė kot."