1
1 Pali, apostull i dėrguar
jo prej njerėzve, as me anė tė njeriut, por nėpėrmjet Jezus
Krishtit dhe Perėndisė Atė, qė e ngjalli prej tė vdekurve,
2 dhe tė gjithė vėllezėrit qė janė me mua,
kishave tė Galacisė:
3 Paēi hir dhe paqe nga Perėndia Ati ynė dhe Zoti
Jezus Krisht,
4 i cili dha Veten e Tij pėr mėkatet tona, qė tė
na shpėtojė nga kjo kohė e ligė, sipas vullnetit tė Perėndisė dhe
tė Atit tonė,
5 tė cilit i qoftė lavdia nė jetė tė jetėve.
Amen.
6 Ēuditem se sa shpejt e braktisėt Atė qė ju
thirri me anė tė hirit tė Krishtit, pėr tė ndjekur njė
ungjill tjetėr.
7 Jo se ėshtė ungjill tjetėr, por ka disa
qė duan tju ngatėrrojnė dhe pėrpiqen ta shtrembėrojnė ungjillin
e Krishtit.
8 Por edhe sikur ne, ose njė engjėll nga qielli, tju
predikojė njė ungjill tė ndryshėm nga ai qė ju kemi predikuar ne,
qoftė i mallkuar.
9 Siē e kemi thėnė mė parė, dhe po e them
pėrsėri tani, nėse dikush ju predikon njė ungjill tė ndryshėm nga
ai qė keni marrė, qoftė i mallkuar.
10 Sepse kujt po pėrpiqem ti bėj nder, njerėzve
apo Perėndisė? Apo po kėrkoj tė kėnaq njerėzit? Sepse po tė
pėrpiqesha ende tė kėnaqja njerėzit, nuk do tė isha shėrbėtor i
Krishtit.
11 Sepse dua tju vė nė dijeni, vėllezėr, se
ungjilli qė u predikua prej meje nuk ėshtė sipas njeriut.
12 Sepse unė as nuk e kam marrė nga njeriu, as nuk
ma ka mėsuar njeri, por e kam marrė nėpėrmjet njė zbulese tė Jezus
Krishtit.
13 Sepse ju keni dėgjuar pėr sjelljen time tė
mėparshme, kur isha nė judaizėm, se sa shumė e pėrndiqja kishėn e
Perėndisė dhe pėrpiqesha ta shkatėrroja atė.
14 Pėrparoja nė judaizėm duke ua kaluar shumė
bashkėkohėsve tė kombit tim, duke qenė jashtė mase i zellshėm pėr
traditat e etėrve tė mi.
15 Por kur Perėndisė, qė mė kishte veēuar qė nė
bark tė nėnės dhe mė kishte thirrur nėpėrmjet hirit tė Tij, i
pėlqeu
16 ta zbulonte Birin e Vet tek unė, qė ta predikoja
ndėr kombet, unė nuk shkova menjėherė pėr tu kėshilluar me
njeri,
17 as u ngjita nė Jeruzalem tek ata qė ishin apostuj
para meje, por shkova nė Arabi dhe u ktheva pėrsėri nė Damask.
18 Pastaj, pas tre vjetėsh u ngjita nė Jeruzalem
pėr tu njohur me Kefėn dhe qėndrova me tė pesėmbėdhjetė ditė.
19 Por nuk pashė ndonjė apostull tjetėr, veē
Jakobit, vėllait tė Zotit.
20 Ju siguroj pėrpara Perėndisė se nuk gėnjej pėr
kėto qė po ju shkruaj.
21 Pastaj shkova nė Siri dhe nė Cilici.
22 Isha fytyrė e panjohur pėr kishat e Judesė, qė
ishin nė Krishtin.
23 Ata vetėm dėgjonin tė thuhej se "Ai qė
dikur na ka pėrndjekur, po predikon tani besimin qė mė parė pėrpiqej
ta shkatėrronte."
24 Dhe i jepnin lavdi Perėndisė pėr shkakun tim.
|