Home
Dhjata e Re
Filipianeve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4


Filipianeve

3
1
Sė fundi, vėllezėrit e mi, gėzohuni nė Zotin. Mua nuk mė rėndon t’ju shkruaj tė njėjtat gjėra, dhe kjo ju bėn mė tė sigurt.
2 Ruhuni nga qentė, ruhuni nga ata qė bėjnė keq, ruhuni nga ata qė gjymtojnė mishin,
3 sepse ne jemi rrethprerja e vėrtetė, ne qė shėrbejmė nė Frymė Perėndie dhe lėvdohemi nė Krishtin Jezus dhe qė s’kemi besim nė mishin,
4 megjithėse unė vetė kam arsye pėrse tė besoj nė mishin. Nėse ndonjė tjetėr kujton se ka arsye pėrse tė besojė nė mishin, unė edhe mė tepėr:
5 i rrethprerė ditėn e tetė, nga kombi i Izraelit, i fisit tė Beniaminit, hebre prej hebrenjsh, sipas Ligjit, farize;
6 sa pėr zell, pėrndjekės i kishės, sa pėr drejtėsi qė ėshtė nė Ligjin, pa tė meta.
7 Por ēfarėdo qė pėr mua ishte fitim, tani e quaj si humbje pėr Krishtin.
8 E pėr mė tepėr, tė gjitha gjėrat i llogarita si humbje pėr atė qė ėshtė shumė e madhe: njohjen e Krishtit Jezus, Zotit tim, pėr tė cilin tė gjitha i humba dhe i quaj hedhurina qė tė fitoj Krishtin
9 dhe tė gjendem nė Tė, duke mos pretenduar ta kem drejtėsinė time prej Ligjit, por atė qė vjen nėpėrmjet besimit nė Krishtin, domethėnė drejtėsinė qė buron nga Perėndia nė bazė tė besimit.
10 Dua ta njoh Krishtin, fuqinė e ngjalljes sė Tij dhe pjesėmarrjen nė vuajtjet e Tij, duke i ngjarė Atij nė vdekje,
11 me shpresėn se mund tė arrij nė ngjalljen nga tė vdekurit.
12 Jo se tani e kam arritur kėtė, apo kam arritur tė jem i pėrkryer, por po rend se ndoshta e kap atė pėr tė cilėn edhe unė jam kapur nga Krishti Jezus.
13 Vėllezėr, unė nuk e llogaris veten si njė njeri qė e ka arritur, por njė gjė bėj: harroj ato qė janė prapa dhe pėrpiqem tė arrij ato qė janė pėrpara,
14 rend me synimin pėr tė marrė ēmimin e thirrjes qiellore tė Perėndisė nė Krishtin Jezus.

15 Pra, tė gjithė sa jemi tė pėrsosur, kėtė tė kemi nė mend. Nėse mendoni ndonjė gjė ndryshe, edhe pėr atė do t’ju ndriēojė Perėndia.
16 Megjithatė, prej aty ku kemi arritur, le tė vazhdojmė tė ecim nė tė njėjtėn rrugė.
17 Mė imitoni mua, o vėllezėr, dhe vini re ata qė ecin sipas shembullit qė ju kemi dhėnė ne.
18 Sepse, siē ju kam folur shpeshherė, por tani po jua them madje me lot ndėr sy, shumė veta jetojnė si armiq tė kryqit tė Krishtit.
19 Por fundi i tyre ėshtė shkatėrrimi, perėndia i tyre ėshtė barku dhe lavdėrohen pėr gjėra qė duhej tė turpėroheshin, dhe e kanė mendjen te gjėrat tokėsore.
20 Kurse atdheu ynė ėshtė nė qiej, prej nga presim me padurim njė Shpėtimtar, Zotin Jezus Krisht,
21 i cili do ta shndėrrojė trupin tonė tė pėrvuajtur qė tė ketė tė njėjtėn trajtė me trupin e Tij tė lavdishėm, duke ushtruar fuqinė qė Ai ka pėr t’ia nėnshtruar gjithēka Vetes sė Vet.