3
1
Pėr kėtė arsye them unė, Pali, i burgosuri i Krishtit Jezus
pėr ju kombet,
2 nėse vėrtet keni dėgjuar pėr mbarėshtimin e
hirit tė Perėndisė qė mu dha pėr ju,
3 domethėnė misterin, qė mu bė i njohur
me anė tė njė zbulese, siē kam shkruar shkurtimisht mė parė.
4 Duke e lexuar kėtė, ju mund tė kuptoni sa e njoh
unė misterin e Krishtit,
5 i cili te brezat e tjerė nuk iu bė i njohur bijve
tė njerėzve, siē iu zbulua tani nėpėrmjet Frymės apostujve dhe
profetėve tė Tij tė shenjtė;
6 qė kombet tė jenė bashkėtrashėgimtare,
gjymtyrė tė njė trupi dhe bashkėpjestare tė premtimit nė Krishtin
Jezus nėpėrmjet ungjillit,
7 shėrbyes i tė cilit u bėra nėpėrmjet dhuratės
sė hirit tė Perėndisė qė mu dha falė veprimit tė fuqisė sė
Tij.
8 Mua, mė tė voglit nga tė gjithė shenjtėrit, mu
dha ky hir pėr tu predikuar kombeve pasuritė e pasosura tė
Krishtit,
9 dhe pėr tė nxjerrė nė dritė [para tė
gjithėve] mbarėshtimin e atij misteri, qė pėr epoka ka qenė fshehur
nė Perėndinė, qė i ka krijuar tė gjitha.
10 Synimi i Tij ishte qė tani, nėpėrmjet kishės, tu
bėhej e njohur menēuria e larmishme e Perėndisė sundimtarėve dhe
autoriteteve nė vendet qiellore,
11 sipas qėllimit tė pėrjetshėm, tė cilin Ai e
pėrmbushi nė Krishtin Jezus Zotin tonė.
12 Nė Atė dhe nėpėrmjet besimit nė Tė, kemi
lirinė dhe mundėsinė pėr tiu afruar Perėndisė me bindje.
13 Prandaj po ju lutem qė tė mos ju lėshojė zemra
pėr shkak tė mundimeve tė mia pėr ju, qė janė lavdia juaj.
14 Pėr kėtė arsye po bie nė gjunjė pėrpara Atit,
15 prej tė cilit merr emrin e gjithė familja nė
qiej dhe mbi tokė,
16 qė Ai, me anė tė pasurisė sė lavdisė sė Tij,
tju bėjė tė fortė e tė fuqishėm nėpėrmjet Frymės sė Tij nė
qenien tuaj tė brendshme,
17 qė Krishti tė banojė nė zemrat tuaja
nėpėrmjet besimit. Dhe lutem, qė tė rrėnjosur dhe me themele nė
dashuri,
18 tė jeni nė gjendje tė kuptoni bashkė me tė
gjithė shenjtėrit sa e gjerė, e gjatė, e lartė dhe e thellė
ėshtė dashuria e Krishtit,
19 dhe ta njihni kėtė dashuri qė tejkalon ēdo
dije, qė ju tė mbusheni me tė gjithė plotėsinė e Perėndisė.
20 Atij qė ėshtė nė gjendje tė bėjė shumė mė
tepėr se ato qė kėrkojmė ose mendojmė ne, sipas fuqisė qė vepron
brenda nesh,
21 Atij i qoftė lavdia nė kishėn dhe nė Krishtin
Jezus nė tė gjithė brezat pėr jetė tė jetėve. Amen.
|