Home
Dhjata e Re
Efesianeve


kap 1
kap 2
kap 3
kap 4
kap 5
kap 6



Efesianeve

2
1
Ju ishit tė vdekur nė shkeljet dhe nė mėkatet tuaja,
2 nė tė cilat ecnit mė parė sipas jetės sė kėsaj bote, duke ndjekur prijėsin qė sundon mbi ajrin, frymėn qė tani po vepron nė bijtė e mosbindjes.
3 Dikur edhe ne tė gjithė jetonim midis tyre duke ndjekur epshet e mishit tonė, duke kėnaqur dėshirat e mishit dhe tė mendjes dhe ishim prej natyre bij tė zemėrimit, ashtu si edhe tė tjerėt.
4 Por Perėndia, duke qenė i pasur nė mėshirė, pėr shkak tė dashurisė sė Vet tė madhe me tė cilėn na deshi,
5 edhe kur ne ishim tė vdekur nė shkeljet tona, na dha jetė bashkė me Krishtin – nėpėrmjet hirit jeni shpėtuar -
6 dhe na ngriti bashkė me Krishtin dhe na uli me Tė nė vendet qiellore nė Krishtin Jezus,
7 pėr tė na treguar nė kohėt qė do tė vijnė pasuritė tepėr tė mėdha tė hirit tė Tij me anė tė mirėsisė ndaj nesh nė Krishtin Jezus.
8 Sepse me anė tė hirit jeni shpėtuar nėpėrmjet besimit dhe kjo jo prej vetes suaj, por ėshtė dhuratė e Perėndisė,
9 jo prej veprave, qė askush tė mos mburret.
10 Sepse ne jemi vepėr e Tij, tė krijuar nė Krishtin Jezus pėr vepra tė mira, tė cilat Perėndia i ka pėrgatitur qė mė parė, qė ne t’i vėmė nė jetė.
11 Prandaj mos harroni se dikur ju, tė lindur si kombe, qė quheni "Parrethprerje" prej atyre qė e quajnė veten "Rrethprerje" (ajo qė kryhet nė mish nga dora e njeriut),
12 mos harroni se nė atė kohė ju ishit pa Krishtin, tė pėrjashtuar nga qytetaria e Izraelit dhe tė huaj pėr besėlidhjet e premtimit, pa shpresė dhe pa Perėndi nė kėtė botė.
13 Por tani nė Krishtin Jezus ju, qė dikur ishit larg, jeni afruar me anė tė gjakut tė Krishtit.
14 Sepse Ai Vetė ėshtė paqja jonė, qė i ka bėrė njė tė dy popujt dhe ka rrėzuar murin e mesėm ndarės, domethėnė armiqėsinė, duke shfuqizuar nėpėrmjet mishit tė Vet
15 Ligjin e pėrbėrė nga urdhėresa dhe rregullore. Ai kishte si qėllim qė nga dy tė ndėrtonte njė njeri tė ri nė Veten e Tij, duke vendosur paqe,
16 dhe t’i pajtonte nė njė trup tė dy me Perėndinė me anė tė kryqit, nėpėrmjet tė cilit Ai vrau armiqėsinė.
17 Ai erdhi dhe ju predikoi paqen juve qė ishit larg dhe atyre qė ishin afėr,
18 sepse nėpėrmjet Tij ne tė dy mund tė hyjmė tek Ati me anė tė njė Fryme.
19 Kėshtu pra, ju nuk jeni mė tė huaj, as tė ardhur, por jeni bashkėqytetarė me shenjtėrit dhe pjesėtarė tė familjes sė Perėndisė,
20 tė ndėrtuar mbi themelin e apostujve dhe tė profetėve, ku Vetė Krishti Jezus ėshtė guri i kėndit,
21 nė tė cilin e gjithė ndėrtesa, e lidhur bashkė, ngrihet pėr t’u bėrė njė tempull i shenjtė nė Zotin;
22 nė tė cilin edhe ju po ndėrtoheni sė bashku pėr t’u bėrė banesė e Perėndisė nė Frymė.