Home
Dhjata e Re
Juda


kap 1


Juda


1 Juda, shėrbėtor i Jezus Krishtit dhe vėlla i Jakobit, atyre qė janė thirrur, qė gėzojnė dashurinė e Perėndisė Atė dhe qė ruhen nė Jezus Krishtin:
2 Qoftė me begati mes jush mėshira, paqja dhe dashuria.
3 Tė dashurit e mi, megjithėse kisha dėshirė tė madhe t’ju shkruaja pėr shpėtimin tonė tė pėrbashkėt, e ndjeva tė nevojshme t’ju shkruaj pėr t’ju nxitur qė tė luftoni pėr besimin qė u ėshtė pėrcjellė njė herė e pėrgjithmonė shenjtėrve.
4 Sepse disa njerėz, dėnimi i tė cilėve ėshtė shkruar prej kohėsh, janė futur fshehurazi. Kėta janė njerėz tė papėrshpirtshėm, qė e kthejnė nė shthurje hirin e Perėndisė sonė dhe mohojnė Jezus Krishtin, Sovranin dhe Zotin tonė tė vetėm.
5 Dua t’jua kujtoj, megjithėse i dini tashmė tė gjitha, se Zoti, e shpėtoi popullin njė herė e pėrgjithmonė nga toka e Egjiptit, por pastaj i shkatėrroi ata qė nuk besonin.
6 Engjėjt qė nuk e ruajtėn pozitėn e tyre qiellore, por braktisėn banesėn e tyre, Ai i ka mbajtur nė pranga tė pėrjetshme nėn errėsirė pėr gjykimin nė ditėn e madhe.
7 Po ashtu, Sodoma e Gomorra bashkė me qytetet pėrreth tyre u dhanė pas imoralitetit dhe shkuan pas veseve tė mbrapshta. Kėta jepen si shembull tė atyre qė pėsojnė ndėshkimin e zjarrit tė pėrjetshėm.
8 Po kėshtu edhe kėta, duke ėndėrruar, ndotin trupin, pėrbuzin pushtetin, shajnė fuqitė qiellore.
9 Por Mikaeli, kryeengjėlli, kur hahej me djallin duke bėrė debat pėr trupin e Moisiut, nuk guxoi tė sillte ndonjė akuzė sharėse, por tha: "Tė qortoftė Zoti."
10 Por kėta njerėz shajnė ato qė nuk i dinė; dhe gjėrat qė i kuptojnė me instinkt, si kafshė pylli, bėhen shkak pėr shkatėrrimin e tyre.
11 Mjerė ata! Sepse kanė marrė udhėn e Kainit; u turrėn pėr pėrfitim duke rėnė nė gabimin e Balaamit dhe u zhdukėn nė rebelimin e Koreut.
12 Kėta njerėz janė njolla nė gostitė tuaja tė dashurisė kur shtrohen bashkė me ju pa druajtje, barinj qė kullosin vetėm veten e tyre, re pa shi qė i davaritin erėrat, pemė vjeshte pa fryte e me rrėnjė tė shkulura, qė kanė vdekur dy herė.
13 Ata janė valė tė egra deti qė nxjerrin si shkumė turpin e tyre, yje tė kėputur pėr tė cilėt ėshtė ruajtur pėrjetė terri i errėsirės.
14 Madje pėr kėta ka profetizuar Enoku, nga brezi i shtatė i Adamit, duke thėnė: "Ja, Zoti erdhi me mijėra shenjtėr tė Vet,
15 pėr t’u bėrė gjyqin tė gjithėve dhe pėr tė ndėshkuar ēdo shpirt pėr tė gjitha veprat e papėrshpirtshme qė kanė bėrė me paudhėsi dhe pėr tė gjitha fjalėt e ashpra qė kanė folur kundėr Tij mėkatarėt e papėrshpirtshėm."
16 Kėta janė murmuritės, ankues, njerėz qė shkojnė pas epsheve; nga goja nxjerrin fjalė tė fryra, duke u bėrė lajka njerėzve pėr dobinė vetiake.
17 Por ju, tė dashurit e mi, kujtoni fjalėt qė kanė thėnė mė parė apostujt e Zotit tonė Jezus Krisht,
18 kur ju thoshin: "Nė kohėt e fundit do tė ketė pėrqeshės, qė do tė shkojnė pas dėshirave tė tyre tė papėrshpirtshme."
19 Kėta janė njerėz qė ēojnė nė pėrēarje, njerėz epshorė, pa Frymė.
20 Por ju, o tė dashur, ngrijeni veten nė besimin tuaj mė tė shenjtė, lutuni me Frymėn e Shenjtė,
21 qėndroni nė dashurinė e Perėndisė, ndėrsa prisni me padurim mėshirėn e Zotit tonė Jezus Krishtit pėr jetėn e amshuar.
22 Kini mėshirė pėr ata qė dyshojnė;
23 shpėtojini tė tjerėt, duke ia rrėmbyer zjarrit; pėr disa kini mėshirė me druajtje, duke urryer madje edhe rrobėn e ndotur prej mishit.
24 Atij qė mund t’ju ruajė se mos rrėzoheni dhe mund t’ju nxjerrė para lavdisė sė Tij pa tė meta dhe me gėzim tė madh,
25 tė vetmit Perėndi, Shpėtimtarit tonė nėpėrmjet Jezus Krishtit, Zotit tonė, i qofshin lavdia, madhėshtia, fuqia dhe pushteti para gjithė kohėrave, tani dhe pėrgjithmonė. Amen.