4
1
Tė dashurit e mi, mos i besoni ēdo fryme, por i provoni mė parė
frymėt nėse ato janė prej Perėndisė, sepse shumė profetė tė
rremė kanė dalė nė botė.
2 Me kėtė e njihni Frymėn e Perėndisė: ēdo
frymė qė pohon se Jezus Krishti ka ardhur nė mish ėshtė prej
Perėndisė,
3 dhe ēdo frymė qė nuk e pohon Jezusin, nuk ėshtė
prej Perėndisė. Kjo ėshtė fryma e antikrishtit, tė cilin e keni
dėgjuar se po vjen dhe tashmė ėshtė nė botė.
4 Ju jeni prej Perėndisė, bijtė e mi, dhe i keni
mposhtur ata, sepse Ai qė ėshtė nė ju, ėshtė mė i madh se ai qė
ėshtė nė botė.
5 Ata janė tė botės, prandaj flasin nga pozitat
e botės dhe bota i dėgjon.
6 Ne jemi prej Perėndisė; kushdo qė njeh
Perėndinė, na dėgjon ne; kushdo qė nuk ėshtė prej Perėndisė, nuk
na dėgjon. Me kėtė e dallojmė frymėn e sė vėrtetės nga fryma e
gabimit.
7 Tė dashurit e mi, ta duam njėri-tjetrin, sepse
dashuria ėshtė prej Perėndisė dhe kushdo qė ka dashuri, ka lindur
prej Perėndisė dhe e njeh Perėndinė.
8 Ai qė nuk ka dashuri, nuk e njeh Perėndinė, sepse
Perėndia ėshtė dashuri.
9 Ja se si e shfaqi Perėndia dashurinė pėr ne:
Perėndia dėrgoi nė botė Birin e Vet tė vetėm qė ne tė jetojmė
nėpėrmjet Tij.
10 Kėtu qėndron dashuria: jo se ne e kemi dashur
Perėndinė, por Ai na deshi ne dhe dėrgoi Birin e Vet si flijim
pajtues pėr tė shlyer mėkatet tona.
11 Tė dashurit e mi, meqė Perėndia na deshi nė
kėtė mėnyrė, edhe ne duhet ta duam njėri-tjetrin.
12 Askush nuk e ka parė ndonjėherė Perėndinė. Po
tė duam njėri-tjetrin, Perėndia qėndron te ne dhe dashuria e Tij
bėhet e pėrsosur nė ne.
13 E dimė se ne qėndrojmė tek Ai dhe Ai tek ne,
sepse Ai na ka dhuruar prej Frymės sė Vet.
14 Ne vetė e kemi parė dhe dėshmojmė se Ati ka
dėrguar Birin si Shpėtimtar tė botės.
15 Nėse dikush pohon se Jezusi ėshtė Biri i
Perėndisė, Perėndia qėndron nė tė dhe ai nė Perėndinė.
16 Ne e kemi njohur dhe e kemi besuar dashurinė qė
Perėndia ka pėr ne. Perėndia ėshtė dashuri dhe ai qė rri nė
dashuri, rri nė Perėndinė dhe Perėndia qėndron nė tė.
17 Me kėtė, dashuria ėshtė pėrsosur mes nesh, qė
tė kemi besim ditėn e gjykimit, sepse siē ėshtė Ai, ashtu jemi edhe
ne nė kėtė botė.
18 Nuk ka frikė nė dashuri. Pėrkundrazi, dashuria e
pėrsosur e flak tej frikėn, sepse frika pėrmban ndėshkimin dhe ai
qė ka frikė, nuk ėshtė pėrsosur nė dashuri.
19 Ne e duam, sepse Ai na deshi ne mė parė.
20 Po tė thotė dikush: "E dua Perėndinė"
dhe urren vėllanė e vet, ėshtė gėnjeshtar, sepse ai qė nuk do
vėllanė e vet, tė cilin e ka parė, nuk mund ta dojė Perėndinė,
qė nuk e ka parė.
21 Ai na ka dhėnė kėtė urdhėrim: ai qė do
Perėndinė, do edhe vėllanė e vet.
|